Metodologji e re për përllogaritjen e gjobave sipas xhiros së operatorëve të komunikimeve elektronike - Business Magazine Albania

Metodologji e re për përllogaritjen e gjobave sipas xhiros së operatorëve të komunikimeve elektronike

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hedhur në konsultim publik projektrregulloren “Për përcaktimin e metodologjisë për përllogaritjen e masës administrative me gjobë”, një dokument kyç që synon të standardizojë dhe strukturojë mënyrën se si vendosen sanksionet ndaj operatorëve të komunikimeve elektronike që shkelin ligjin.

Nga gjoba fikse, te gjoba mbi bazë xhiroje – modeli “GDPR”

Një nga risitë thelbësore të kësaj metodologjie është braktisja e gjobave fikse dhe kalimi drejt një sistemi sanksionimi të bazuar në qarkullimin vjetor bruto të subjektit, një model i ngjashëm me atë të përdorur nga Rregullorja Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR). Vetë AKEP argumenton se vendosja arbitrare e gjobave, pa një metodologji të qartë dhe të arsyetuar, i ekspozon vendimet administrative ndaj rrëzimit në gjykatë, duke dobësuar efektivitetin e mbikëqyrjes rregullatore.

Parimet bazë: proporcionalitet, efektivitet dhe parandalim

Projektrregullorja mbështetet mbi tri parime themelore: proporcionaliteti, që masa e gjobës të jetë në raport të drejtë me shkeljen; efektiviteti, që sanksioni të ketë ndikim real; efekti parandalues, për të dekurajuar përsëritjen e shkeljeve. Këto parime janë të njëjta me ato të Kodit Evropian të Komunikimeve Elektronike dhe synojnë të balancojnë elementin ekonomik me mbrojtjen e të drejtave themelore të subjekteve të inspektuara.

Lexo edhe:Cilat janë linjat ajrore evropiane që ofrojnë Starlink?

Kufijtë maksimalë të gjobave

Sipas projektrregullores, nivelet maksimale të gjobave lidhen drejtpërdrejt me të ardhurat vjetore nga aktiviteti i komunikimeve elektronike:

  • deri në 3% të të ardhurave vjetore, por jo më shumë se 100 milionë lekë, për shkeljet më të rënda;
  • deri në 2% të të ardhurave vjetore, por jo më shumë se 50 milionë lekë, për shkelje të kategorisë së dytë;
  • deri në 1 milion lekë, për shkelje më të lehta;
  • për subjektet në vitin e parë të aktivitetit, gjobat variojnë nga 1 deri në 50 milionë lekë, në mungesë të të dhënave financiare historike.

Katër faza për llogaritjen e gjobës

Metodologjia parashikon një proces të detajuar me katër faza:

Së pari, përcaktimi i nivelit maksimal referencial të gjobës, bazuar në nenin e shkelur dhe të ardhurat vjetore;

Së dyti, vlerësimi i shkeljes, duke e kategorizuar si të ulët, të mesme ose të lartë, me një diapazon nga 0% deri në 100% të nivelit maksimal;

Së treti, aplikimi i faktorëve rëndues dhe lehtësues, si përsëritja e shkeljes, bashkëpunimi me inspektorët apo korrigjimi vullnetar;

Së katërti, ekzekutimi vullnetar, ku parashikohet ulje 15% e gjobës nëse ajo paguhet brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Çfarë ndryshon për operatorët?

Në praktikë, kjo rregullore e re rrit parashikueshmërinë dhe transparencën për operatorët e tregut, por njëkohësisht forcon fuqinë ndëshkuese të AKEP, veçanërisht ndaj subjekteve me xhiro të lartë. Gjobat nuk do të jenë më simbolike, por të ndjeshme financiarisht.

ekofin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0