Meta planifikon të ndërtojë një kabllo nënujor global prej 10 miliardë dollarësh - Business Magazine Albania

Meta planifikon të ndërtojë një kabllo nënujor global prej 10 miliardë dollarësh

Meta planifikon të ndërtojë një kabllo nënujor global prej 10 miliardë dollarësh

Meta po planifikon të ndërtojë një rrjet global kabllosh nënujorë me gjatësi mbi 40,000 km, një projekt që mund t’i kushtojë kompanisë mbi 10 miliardë dollarë.

Përdorimi i shërbimeve të saj, duke përfshirë rrjetet sociale të njohura si Facebook dhe Instagram, si dhe platformën e mesazheve WhatsApp, përbën 10% të gjithë trafikut në rrjetet fikse. Ky numër arrin deri në 22% të trafikut global në pajisjet mobile, duke e bërë infrastrukturën e Meta-s një nga më të përdorurat në botë.

Raportime të reja nga TechCrunch kanë zbuluar se Meta po synon të investojë në një rrjet kabllosh fibër optike, që do të jetë në pronësi ekskluzive të kompanisë së Mark Zuckerberg.

Lexo edhe:Zbulohet rezerva më e madhe e arit në botë, me vlerë rreth 80 miliardë dollarë!

Rrjeti i kabllove nënujorë të Meta-s

Burime të paidentifikuara, të njohura me planet e kompanisë, kanë konfirmuar këtë projekt, duke shtuar se aktualisht ndodhet në fazat fillestare. Detajet mbi buxhetin dhe planet specifike ende nuk janë konfirmuar, por eksperti i kabllove nënujorë, Sunil Tagare, parashikon se investimi do të kapë vlerën mbi 10 miliardë dollarë gjatë disa viteve. Meta pritet të ndajë informacionet e para rreth këtij projekti në vitin 2025, duke përfshirë rrugën e planifikuar për kabllot.

Megjithatë, planet e Meta-s mund të vonohen ose të kushtojnë më shumë nëse parashikimet e analistit të industrisë së kabllove nënujorë, Ranulf Scarborough, rezultojnë të sakta – pasi anijet që përdoren për vendosjen e kabllove janë të rezervuara disa vite përpara, për shkak të kërkesës së lartë.

Rruga e mundshme e kabullit

Raportime të pakonfirmuara sugjerojnë se rrjeti mund të shtrihet nga brigjet lindore të SHBA-së – Myrtle Beach dhe Virginia Beach – drejt Cape Town dhe Durban në Afrikën e Jugut, dhe më pas të vazhdojë deri në Mumbai dhe Chennai në Indi.

techradar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0