Meta Platforms po lëshon një model të ri gjuhësor të bazuar në inteligjencën artificiale.
Kështu pohoi shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg në një mesazhz në Facebook.
Modeli i gjuhës, i quajtur LLaMA, është krijuar për të gjeneruar tekst dhe biseda, për të përmbledhur materialin e shkruar dhe për të kryer detyra të ndërlikuara si zgjidhja e teoremave të matematikës ose parashikimi i strukturave proteinike.
LlaMA është krijuar për të ndihmuar studiuesit të avancojnë punën e tyre, tha Zuckerberg.
“Meta është e përkushtuar ndaj këtij modeli të hapur kërkimi dhe ne do ta bëjmë modelin tonë të ri të disponueshëm për komunitetin e kërkimit të AI”, pohoi aI.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto