Mësimi online gjatë pandemisë, 95% e familjeve rome pa qasje në internet

Mësimi online gjatë pandemisë, 95% e familjeve rome pa qasje në internet

Mësimi online

Shkencëtarët flasin për një rikthim të mundshëm të pandemisë, por ende asgjë nuk është e sigurtë pasi jemi përpara një virusi të panjohur.

Periudha, që sapo ka kaluar influencoi negativisht tek të gjithë ne dhe sidomos në shtresat e margjinalizuara të shoqërisë. Por a ështe e përgatitur shoqëria shqiptare të përballojë një rikthim të pandemisë në muajt në vazhdim dhe a janë marrë masat e duhura? Organizata Save the Children dhe MEDPAK kanë përgatitur një studim në lidhje me situatën e krijuar, mënyrën dhe se si u përballua ajo nga familjet, fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë.

Ky studim u zhvillua gjatë 2 javëve të fundit të muajit prill dhe lindi si nevojë e organizatës Save the Children për të kuptuar situatën ku ndodhemi dhe si të reagojë dhe ndihmojë. Ky studim shërben për të influencuar politikat qeveritare në nivel qëndror dhe lokal, për të kuptuar situatën si dhe ku duhet të ndërhyjë, cili grup popullate ka më shumë nevojë dhe programet, që duhet të zhvillohen për të adresuar nevojat e fëmijëve gjatë kësaj periudhe.

Lexoni: Mësonjëtorja Virtuale ofron mësim falas për nxënësit e diasporës shqiptare

Studimi u fokusua në 13 rajone të vendit ku u intervistuan 932 persona. U përdor një metodologji e kombinuar me pyetje direkte, intervista të drejtpërdrejta me prindër, të cilët nuk mund të aksesonin internetin dhe u zhvilluan shumë diskutime në grup, direkt me fëmijët.

Studimi arriti të nxjerrë disa të dhëna të rëndësishme. Rreth 75% e të intervistuarve kanë patur shumë shqetësime në përballimin e situatës. Shumica e tyre kanë marrë informacion nga kanale të ndryshme informimi, ku televizioni mbetet burimi më i rëndësishëm i informacionit.

Shumica e prindërve kanë qënë të shqetësuar se nuk mund të siguronin nevojat për ushqime bazë për fëmijët e tyre dhe kjo tregon se në Shqipëri vazhdon të jetohet në një varfëri, që nuk është normale për kohët ku jetojmë pasi izolimi ka prekur direkt të ardhurat ekonomike të familjeve.

Gjithashtu familjet kanë qënë të shqetësuara për aksesin e munguar në shërbimet e nevojshme shëndetësore përtej COVID-19, si psh vaksinimi, konsulta mjekësore etj.

Të rinjtë janë shprehur të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Kjo periudhë ka ndikuar shumë në punësimin e tyre dhe në shanset, që do të kenë në të ardhmen. Sipas shifrave rreth 50% e të rinjve të intervistuar kanë shprehur se kanë mundësi shumë të ulëta për të punuar dhe shqetësimi se si do të vazhdojë situata në të ardhmen është kryesore për ata. Ata kanë treguar stres dhe pasiguri për të ardhmen, pasi kanë mungesë të një profesioni.

Mjaft kritike për fëmijët ka qënë mbyllja e shkollave dhe izolimi i tyre.

Situata për komunitetet vulnerabël është akoma më e rënduar. Në komunitetin rom rreth 95% e prindërve të intervistuar kanë shprehur shqetësimin se fëmijët e tyre nuk kanë patur mundësi të ndjekin mësimin online. Të njëjtën gjë kanë konfirmuar edhe mësuesit ku mbi 80% e fëmijeve rom ose ata me aftësi të kufizuar nuk e kanë ndjekur fare mësimin, gjatë kësaj periudhe.

Studimi tashmë është ndarë me shumë donatorë, organizata dhe me institucione dhe është një ndihmë për të kuptuar situatën dhe si duhet të hartohen programet në të ardhmen.

Mësimi online

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0