Ka ende një pabarazi të konsiderueshme në atë që fitojnë meshkujt dhe femrat në botën e zhvilluar. Studimi nga OECD ka treguar se sa e theksuar është diferenca e pagesave midis gjinive. E përcaktuar si ndryshimi ndërmjet të ardhurave të meshkujve dhe femrave si një përqindje e fitimeve të meshkujve, hendeku i pagave mes dy gjinive është më i theksuar në dy vende të zhvilluara në Azi, Korea e Jugut dhe Japonia.
Meshkujt apo Femrat; Cilët fitojnë më shumë?
Një mashkull që punon me kohe të plotë do të fitojë mesatarisht në Korenë e Jugut më shumë se një femër me rreth 37%. Shtetet e Bashkuara kanë ende punë për të bërë për të ruajtur barazinë gjinore mes meshkujve dhe femrave në reduktimin e këtij hendeku në 18%. Meshkujt ende ua kalojnë femrave në fitime në Zelandën e Re, sipas OECD-së, por me vetëm 5.6%.
/Marrë nga Forbes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto