Mes punës dhe prindërimit? 4 këshilla për të fituar më shumë kohë - Business Magazine Albania

Mes punës dhe prindërimit? 4 këshilla për të fituar më shumë kohë

NGA SARA MAUSKOPF

Me pak planifikim, është e mundur të jeni produktiv edhe me fëmijët përreth.

Si CEO dhe nënë e tre fëmijëve të vegjël, shumë njerëz më pyesin se si ia dal mbanë. Përgjigjia ime për këtë pyetje është gjithmonë se nuk i bëj të gjitha vetë. Unë kam një partner mbështetës, që kujdeset shkëlqyeshëm për fëmijët dhe që bën më shumë sesa pjesa e tij. Të gjithë këta faktorë më lejojnë të punoj dhe të jem e suksesshme.

Me këtë pohim të rëndësishëm jashtë temës, dua të ndaj mënyrat që kam gjetur për të shtrydhur pak më shumë produktivitet nga orari im i ngjeshur si prind dhe drejtuese kompanie. Në minutat dhe orët që nuk kaloj kohë me fëmijët e mi, përpiqem ta shfrytëzoj si duhet kohën time. Këtu janë katër truke për të pasur më shume kohë edhe pse merreni me punën dhe me përgjegjësitë e kujdesit për fëmijët.

Planifikoni që më përpara detyra opsionale

Më pëlqen të bëj planifikimin tim të premten pasdite për javën në vazhdim. Një nga gjërat që bëj gjatë planifikimit është të listoj disa detyra që mund të jetë mirë t’i kryej nëse gjej pak kohë të lirë. Unë e gjej veten me pushime aty-këtu kur pres fëmijët e mi të kthehen nga shkolla. Nëse e di se cilat janë detyrat e mia opsionale paraprakisht, mund t’i mbyll ato detyra në këto pjesë të vogla kohore. Nëse nuk mbaj mend se cilat janë detyrat e mia opsionale, ose nëse më duhet të kaloj kohë duke i kujtuar ato, më ka mbaruar koha përpara se të bëj diçka.

Nxisni lojën e pavarur

Do të jem personi i parë që do të pranoj se edhe pse e dua kohën me fëmijët e mi, më pëlqen edhe kur ata janë në gjendje të luajnë të pavarur ose me njëri-tjetrin, dhe nuk jam e përfshirë. Kur dua të kryej punën dhe fëmijët e mi janë në shtëpi, i hutoj me aktivitete ku nuk ka një mënyrë të drejtë ose të gabuar për të luajtur. Kam zbuluar se kur ata mund të jenë krijues dhe të angazhohen në lojëra më të hapura dhe imagjinative, loja e tyre zgjat më shumë dhe ata kanë nevojë për më pak ndihmë nga unë. Nëse do të bëjnë një aktivitet që ka udhëzime strikte, fëmijët e mi më të vegjël do të kenë nevojë për më shumë ndihmë nga unë, kështu që nuk është një zgjedhje e mirë kur përpiqem të kryej punën time.

Shfrytëzojeni kohën tuaj të humbur

Shumë prindër që njoh duhet t’i shoqërojnë fëmijët e tyre. Të shkoj në shtëpi pas lënies së vajzës në shkollë është kohë e humbur për mua. Ndonjëherë e përdor atë kohë vetëm për të mbledhur mendimet e mia ose për të dëgjuar muzikë, por mund të planifikoj edhe telefonata gjatë asaj kohe. Është një hapsirë që shpesh e përdor për të marrë më shumë takime eksploruese që nuk dua të ndërhyjnë në rrjedhën normale të ditës sime të punës.

Natyrisht, jo çdo prind mund t’i shoqërojë fëmijët gjatë gjithë kohës në shkollë, por kjo mund të zbatohet edhe kur jeni duke bërë diçka si palosja e rrobave që nuk kërkon vëmendjen tuaj të plotë.

Përfshini një fëmijë kur të mundeni

Kam zbuluar se pjesa më e madhe e botës së punës nuk është krijuar për prindërit. Është e rrallë kur një konferencë ju lejon të sillni familjen tuaj ose fëmijët janë të ftuar në një ngjarje pune. Gjithsesi, kurdoherë që ka kuptim, shoh nëse mund të sjell të paktën një fëmijë në detyra ose ngjarje, kur nuk janë gjatë orareve të shkollës. Është një përvojë e shkëlqyer për fëmijët e mi të më shohin duke punuar – studimet tregojnë se ka përfitime të qëndrueshme për fëmijët kur prindërit e tyre kanë karriera të përmbushura. Është gjithashtu një shans për të kaluar më shumë kohë me një fëmijë.

Edhe pse nuk jam për të qënë produktiv çdo minutë, duhet të dini çfarë dëshironi të arrini dhe të gjeni kohë ta bëni atë. Me një planifikim, puna gjatë prindërimit është e mundur dhe madje mund të përfitojnë edhe fëmijët tuaj.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0