Gjermania është përfshirë nga një pandemi e re, për shkak të shpërndarjes së variantit të Covid, ka theksuar kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo ka lajmërua masa më të forta shtrënguese në përfundim të një maratone takimesh rajonale. “Kemi virus të ri më vdekjeprurës. Është më vdekjeprurës, më infektues dhe ngjitës për shumë kohë”, tha Merkel në një konferencë për shtyp.
Kancelarja gjermane ka deklaruar të mbështesë kërcënimin e Komisionit Europiana për të bllokuar eksportimin e vaksinës AstraZeneca nëse BE nuk merr në dorëzim sasitë e programuara. “Kemi një problem të njohur me AstraZeneca”, ka theksuar Merkel në konferencën për shtyp në Berlin, duke pranuar se mbështet presionet e ushtruara në laboratorin britanik nga presidentja e komisionit Ursula von der Leyen, e cila ka kërcënuar së fundi se do të ndalojë eksportimin e vaksinën nga BE.
Lexo: Themeluesi i BioNTech optimist: Pandemia do të jetë nën kontroll deri në fund të verës
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto