E tillë duket të jetë Merita Pinta, vajza nga Ferizaj, e cila u detyrua ta braktiste Kosovën në moshë të re, atëherë kur shqiptarët në Kosovë mezi po ia dilnin.
Shpëtimin e gjeti tek Zvicra, njëri prej vendeve më joshës, por edhe vendi ku shqiptarët më së shumti ia kanë dalë mbanë. Ndjesia për solidaritetin e shqiptarëve të asaj kohe do të mishërohej në shpirtin e saj për të ndihmuar të tjerët. Ajo i hyri edukimit dhe ngritjes profesionale. Duke shkuar më tej, ajo do të niste një biznes të rrallë në Zvicër, një institucion për përkujdesjen e pleqve. Ky biznes do t’i sillte shumë fat familjes së saj dhe vetë Meritës, siç është edhe natyra e kësaj pune, fisnike dhe njerëzore.
Merita do të arrijë të bëhet femra më e sukseshme shqiptare në Zvicër. Ajo sot vlerësohet, jo vetëm nga shqiptarët në këtë shtet europian, por edhe nga vetë zviceranët.
E zgjuar, e kujdesshme dhe tejet e ndjeshme, këto tipare e bëjnë të dashur e të respektuar nga të gjithë, miq e dashamirës, por edhe nga nevojtarë krejtësisht të panjohur.
Merita Pinta institucionin për përkujdesin e personave të moshuar “Prima Pflege” e ka hapur në Teherfelden, në kantonin Argau.
burimi: shqiptari.eu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto