Mercedes Benz tashmë vjen me një shërbim abonimi për të gjithë

Mercedes Benz tashmë vjen me një shërbim abonimi për të gjithë


Më mirë vonë se sa kurrë. Mercedes Benz, futet tashmë në biznesin e abonimeve. Kështu ajo i bashkohet skuadrës bashkë me Audi, BMW, Cadillac, Porsche dhe Volvo.

Mercedes-Benz Collection ofron një larmi të markës. Të duhet vetëm një smartphone për të zgjedhur modelin që dëshiron.

Egizstojnë 3 nivele. Signature, Reserve, dhe Premier. Çmimet variojnë nga $1,095 në $2,995 + një pagesë hapje llogarie prej $495, e cila padyshim paguhet vetëm 1 herë. Regjistrohu dhe prit një shofer të të sjellë makinën që ke zgjedhur në destinacionin tënd me një sebator plot me karburant.

E gjithë kjo duket shumë mirë. Ti jeton në Amerikë, ke mundësi të paguash një sasi të caktuar parash, jeta është shumë e bukur.

Por, ka një problem për momentin. Qytetet e vetme ku mund të ofrohet shërbimi janë Nashville, Tennessee ose Philadelphia, Pennsylvania. Aktualisht, Volvo është kompania e vetme që ofron shërbimin në mbarë vendin.

“Ne gjithmonë përpiqemi të jemi një hap përpara asaj konsumatorët tanë duan.” – u shpreh Dietmar Exler, president dhe CEO i Mercedes Benz USA.

“Ne e dimë që egziston një mundësi në treg për njerëzit të cilat duan t’i ndërrojnë makina shpesh. Kjo, varur nga ajo çka ata kanë nevojë në atë moment, ose për ata të cilët nuk duan të kenë një makinë në pronësi. Kjo është arsyeja pse ne duam të testojmë tregun me Mercedes Benz Collection.”

Çdo nivel i planit i lejon konsumatorët të zgjidhin midis një game makinash SUV, sedan, coupe, cabriolet, roadster, ose station wagon. Çdo nivel lejon aksesin në versionet AMG të çdo modeli, pa limit kilometrash.

Në pagesën mujore përfshihen edhe siguracioni, asistenca rrugore, dhe mirëmbajtja e makinës. Gjithçka duhet bërë është të shkarkojmë aplikacionin e Mercedes-Benz Collection. Më pas të regjistrohemi, të vendosim të dhënat e kartës së kreditit dhe gjithçjka është gati.

Për t’u bërë pjesë e shërbimit, gjithashtu duhet të kemi një patentë aktive, dhe një historik të mirë aksidentesh apo shkeljesh.

Burimi: Motor Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0