Mercedes-Benz risjell në treg makinën e famshme të viteve 80-të - Business Magazine Albania

Mercedes-Benz risjell në treg makinën e famshme të viteve 80-të


Kjo ishte seria më e famshme e Mercedes-Benz me 1.8 milionë njësi të prodhuara.

Seria 190 ishte një model i cili u prodhua nga viti 1982 deri në vitin 1993. Në kuadër të kësaj serie është prodhuar varianti sportiv Evolution. Vetëm 502 njësi të këtij varianti ishin prodhuar për qëllime homologimi.

Lexoni: Kosova krijon makinën e parë elektrike

Por fansat e Mercedes duan që të kenë një model të tillë dhe për të plotësuar dëshirën e tyre Mercedes-Benz Classic ka vendosur që të ndërtoj një model të ri. Ata kanë krijuar një model standard 190 por të avancuar jo vetëm në specifikat e 2.5-16 Evolution II por edhe në standardet e grupit A të garave.

Burimi: gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0