Mendoni se keni një ide të madhe për një biznes të vogël? Ja si mund ta kuptoni - Business Magazine Albania

Mendoni se keni një ide të madhe për një biznes të vogël? Ja si mund ta kuptoni


Secili nga ne ka momente kur mendon se ka një ide të shkëlqyer, por të kesh një ide dhe ta ndjekësh atë është diçka krejt ndryshe. A është kjo ide e zbatueshme? A do të të ndjekin të tjerët në idenë tënde? Cilat janë kriteret që duhet të ketë ideja jonë që të jetë bazë për një nisje të suksesshme?

Të gjitha këto pyetje e kanë një përgjigje. Ju duhet të kuptoni:

Nga se vijnë idetë e mira

Idetë e mira vijnë nga kuptimi i teknologjisë dhe nga ndjeshmëria e idedhënësit në lidhje me konsumatorin. Idetë gjithmonë bazohen në kombinimin pasion dhe seriozitet.

Ideatori i LogoMix tregon se ideja e tij erdhi nga të kuptuarit se sa sipërmarrës dhe biznesmenë të vegjël përpiqen të krijojnë identitete të markave për kompanitë e tyre, pasi ato e dinë që kanë nevojë të krijojnë një identitet, por nuk kanë një ide se si do ta arrijnë këtë, si nga aspekti krijues edhe nga ai praktik. Nga eksperienca e tij ai tregon se ka testuar disa herë idenë e tij deri sa e ka vërtetuar atë.

Testoni idetë tuaja

Gjithçka filloi duke vënë në punë idenë. Ideatori i  LogoMix tregon se fillimisht ka ndërtuar një MVP (produkt minimal i qëndrueshëm). “Vetëm me një provë bazë të konceptit mund të marrim reagime të menjëhershme nga familja, miqtë dhe kolegët”- shprehet ai. Ai tregon se më vonë testuan strategjinë e marketingut, pasi ndërtimi i një produkti të madh është i rëndësishëm, por në mënyrë efektive marketingu i atij produkti është po aq i rëndësishëm. Më vonë u bë testimi i strategjisë duke vijuar me konkurse. Dhe sërish ideja nuk ishte e mrekullueshme, rrëfen ai. Marrja e shumë reagimeve pozitive të klientëve, tregon se kishin goditur  në një zgjidhje që jo vetëm që zgjidhte një problem, por edhe ulte ndjeshëm tregun. Të gjitha këto çojnë në kriteret më të rëndësishme për të përcaktuar nëse ideja juaj mund të bëhet një biznes i qëndrueshëm.

Ndryshimi mes një ideje nga një ide e madhe

Një ide është e mrekullueshme kur përmirëson dukshëm një zgjidhje aktuale. Shpejtësi, cilësi, besueshmëri dhe kosto janë kombinimi i duhur për zhvillimin e një ideje të mirë. Përmirësimet në rritje rrallë kompensojnë kohën dhe përpjekjet. Sipërmarrësit e suksesshëm u besojnë instikteve të tyre, por gjithashtu u besojnë të dhënave. Ata besojnë në testim, besojnë në procesin e vërtetimit të një ideje. Ata besojnë se, ndonëse kurrë nuk mund të jeni të sigurt nëse ideja juaj është e madhe, mund të dini se do të punoni sa më shumë që të jetë e mundur për të përsosur, përshtatur dhe përmirësuar idenë tuaj fillestare në mënyrë që ajo të bëhet e mrekullueshme. Dhe me kalimin e kohës, kjo ide e madhe mund të bëhet një nisje e suksesshme.

Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0