“Menaxho dhe rrit rezervimet me Patoko!" - eventi i parë i serisë së eventeve nga AlbaniaTech - Business Magazine Albania

“Menaxho dhe rrit rezervimet me Patoko!” – eventi i parë i serisë së eventeve nga AlbaniaTech

“Menaxho dhe rrit rezervimet me Patoko!" - eventi i parë i serisë së eventeve nga AlbaniaTech

Mbrëmja e djeshme në OneConnect Hub, hapësira më e re inovative në Piramidën e Tiranës, bëri bashkë ekosistemin teknologjik shqiptar. AlbaniaTech, e njohur për përpjekjet e saj për të fuqizuar startup-et dhe inovatorët, nisi serinë e re të eventeve “Product Launch Event” me një prezantim të produkteve të reja  të Patoko-s, një ndër zgjidhjet më premtuese dixhitale shqiptare.

Nën temën “Menaxho dhe rrit rezervimet me Patoko!”, ky event tërhoqi vëmendjen e studentëve, profesionistëve të rinj dhe entuziastëve të teknologjisë, duke i ofruar atyre një platformë për të zbuluar risi dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushën e inovacionit.

Eventi i parë i kësaj serie kishte në qendër prezantimin e një funksionaliteti të ri të Patoko, një SuperApp i krijuar për të thjeshtuar rezervimet dhe shërbimet e përditshme. Arbër Kadia, themeluesi i Patoko, ndau vizionin e tij për transformimin e përvojës së përditshme të përdoruesve përmes teknologjisë. Funksioni i ri ofron një mënyrë efikase për të menaxhuar rezervimet dhe shërbimet e ndryshme, nga organizimi i detyrave të përditshme deri te rezervimi i shërbimeve specifike si ato të pastrimit. Kjo risi u prit me entuziazëm nga të pranishmit, të cilët patën mundësinë ta eksplorojnë më nga afër aplikacionin dhe të kuptojnë përfitimet që sjell në jetën e tyre të përditshme.

Atmosfera ishte mjaft interaktive dhe  pjesëmarrësit patën mundësi të krijonin kontakte me profesionistë të industrisë, themelues startup-esh dhe pjesëmarrës nga fusha të tjera

Lexo edhe:“Punë zemre” – Eventi që do t’ju hapë kuriozitetin dhe ushqejë mendjen!

Ky event inaugurues shënon vetëm fillimin e një serie eventesh që AlbaniaTech planifikon të organizojë për të mbështetur startup-et shqiptare dhe për të promovuar arritjet teknologjike vendase. AlbaniaTech po dëshmon edhe një herë se inovacioni është çelësi i zhvillimit të teknologjisë në Shqipëri. Përmes eventeve të tilla, Tirana po pozicionohet si një qendër rajonale për teknologjinë dhe startup-et.

Nëse e humbët këtë event, mos u shqetësoni—seria e “Product Launch Event” sapo ka nisur dhe eventet e ardhshme premtojnë eksperienca edhe më emocionuese.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0