Menaxhimi i hoteleve, një aplikacion i ri vjen nga HotelBee - Business Magazine Albania

Menaxhimi i hoteleve, një aplikacion i ri vjen nga HotelBee

HotelBee

Duke e nisur nga përvoja dhe nevojat për një menaxhim më të mirë të hotelit, Emmanuel Malaj vendosi të zhvillojë një aplikacion. Ai ka nisur ta përdorë atë në Shqipëri, por objektivat janë edhe për tregun e jashtëm.

Si lindi ideja e HotelBee dhe kush janë themeluesit e saj?

Ne kemi pasur eksperiencë më përpara në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Unë kam kohë që jam marrë me menaxhimin e një hotel të vogël familjar që kemi dhe ishte momenti kur po kërkoja vetë për një sistem të mirë për menaxhimin e hotelit. Kishte disa zgjidhje, por shumica ishin produkte të huaja. Nuk mungonin as programet shqiptare, por nga ana funksionale ishin shumë bazike krahasuar edhe me koston që kishin. Përvecc turizmit ne kemi dhe një kompani programimi në Tiranë dhe ky ishte kombinimi perfekt për të ofruar një produkt digjital në fushcn e hotelerisë. Bazuar dhe në mungesen e një produkti të mirë në atë kohë lindi ideja e krijimit të HotelBee. Ishte një udhetim i gjatë për ta zhvilluar, por që e kemi ndjekur me shumë pasion dhe pozitivitet.

Krahas meje, që jam marrë me zhvillimin e HotelBee si produkt, duke qenë se kam dhe një eksperiencë në të shkuarën në turizëm dhe hoteleri, pjesë e themelimit të HotelBee është edhe Denis Ismaili. Ai do të merret me marketingun e shitjeve, si dhe përhapjen në tregun ndërkombëtar, duke qenë se jeton në SHBA.

Çfarë i ofron ky aplikacion botës së hotelerisë?

Menaxhimi i një akomodimi, sado i vogël apo i madh të jetë, ka problemet e tij. Ne jemi fokusuar në zgjidhjen dhe automatizimin e shumë prej këtyre nevojave që ka një hotel. Nëpërmjet HotelBee një menaxher hoteli, një recepsionist apo dhe vetë pronari e ka shumë të thjeshtë të menaxhoje detyra të përditshme që ka një hotel, sicc është check in dhe check out i klienteve, pastrimi dhe mirëmbajtja, shitja dhe përditësimi i dhomave në kanalet online, etj. Shumica e veprimeve që marrin një kohë të konsiderushme po të bëheshin manualisht, me anë të aplikacionit tonë janë veprime që kanë nevojë vetem për pak sekonda ose bëhen plotësisht automatikisht, sicc është përditësimi i inventarit të dhomave dhe ccmimeve në kanalet e shitjes online, si Booking.com apo Expedia. Kjo bëhet plotësisht automatikisht dhe nuk ka nevoje për ndërhyje të jashtme. Sistemimi i klienteve në dhomat e hotelit mund të arrihet brenda pak sekondave, nëpërmjet funksionaliteteve të kalendarit që perfshihet në HotelBee.

HotelBee është një aplikacion që ofron gjitha mjetet për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e një hoteli, duke nisur nga menaxhimi i klientëve, rezervimeve dhe dhomave, mbajtja e rekordeve financiare, pastrimi dhe mirëmbajtja e dhomave, Channel Manager, Booking Engine, raporte dhe statistika.

Lexo: Ajten Babani, gruaja që drejton sipërmarrjen me makina të tonazhit të rëndë

Brenda përfshihet edhe moduli për menaxhimin e shitjeve nga bari, minibari, restoranti, menaxhimi i inventarit të produkteve etj. Jemi munduar që të ofrojmë një zgjidhje për ccdo veprim, në mënyrë që edhe për hotelin, kostoja ta bëjë një aplikacion që me të vërtetë vlen dhe zgjidh probleme.

Duke qenë se në Shqipëri ka filluar dhe procesi i fiskalizimi, po synojmë që shumë shpejt të arrijmë të ofrojmë edhe këtë pjesë për klientet shqiptarë.

Cilën vlerësoni si pikën më të fortë që ka treguar në përdorim?

Kur kemi bërë analiza të ndryshme gjatë planifikimit të HotelBee, kemi parë që shumica e programeve në treg ishin versione të vjetra desktop që nuk përditësoheshin më, kishin funksione shumë bazike dhe nuk ofronin funksionalitet online, sicc është marrja e rezervimeve nga çebsite i hotelit apo lidhja me kanale të jashtme shitje si booking.com.

HotelBee është aplikacion i bazuar në cloud, i cili mund të përdoret nga ccdo pajisje në ccdo moment. Për të mos u kufizuar nga lidhja e internetit, aplikacioni mund të përdoret pa problem edhe në mungesë të linjes për disa momente.

Gjithashtu, ofrimi i të gjitha moduleve në një aplikacion të vetëm ka qënë një përparsi për klientin pasi nuk ka nevojë për shërbime të tjera për menaxhimin.

Këto kanë qënë disa nga pikat kyce që kemi patur si synim t’i ofronim të përmirësuara dhe besoj ia kemi arritur duke parë dhe feedbackun që kemi marrë deri tani nga përdorimi.

A e shikoni si një arritje të rangut lokal apo atij ndërkombëtar?

Si fillim, jemi fokusuar në Shqipëri dhe në rajon, por duke parë dhe interesin e madh që kemi pasur këto kohë nga jashtë Shqipërisë, jemi duke synuar të zgjerohemi më shpejt se sa e kishim menduar vetë në fillim kur kemi filluar HotelBee. Bazuar edhe në kërkesat që marrim nga klientë të jashtem për të përdorur HotelBee, besojmë se suksesi do jetë më i madh në rang ndërkombëtar.

Si e vlerësoni ecurinë aktuale të produktit?

Duke qenë se produkti ynë u shërben klientëve të një fushe, që ishte ndër më të prekurat e pandemise COVID-19, sicc është ajo e hotelerisë, ecuria aktuale nuk ka qenë shumë e kënaqshme. Akomodimet janë akoma duke u rekuperuar nga kjo krizë globale. Por, ne e shohim pozitivisht ecurinë për këtë vit dhe vitin që vjen, duke u bazuar edhe në bisedat që kemi patur deri më tani me klientë të ndryshëm të turizmit.

Pavarsisht këtyre, përshtypjet e para për produktin në vetvete kanë qenë teper pozitive.

Ku po e aplikoni më shumë dhe cilat janë planet tuaja në vijim?

Hotelet shqiptare janë ndër klientët e parë që po vazhdojnë të përdorin programin tonë. Këtu përfshihen disa hotele në bregdet, resorte dhe disa bujtina të vogla. Kemi zgjedhur vetë që të vazhdojmë vetëm me Shqipërinë në fillim, duke qenë se dhe pjesa e marketingut është më e lehtë dhe na lejon të eksperimentojmë me metoda të ndryshme. Gjithashtu, po e shohim edhe si faze testimi për të marrë sa më shumë feedback në lidhje me programin, në mënyrë që dhe në tregun ndërkombëtar të kemi një produkt sa më cilësorë dhe inovativ.

Për të ardhmen ne po synojmë që të kemi një zgjerim të mirë jashtë Shqipërisë dhe për këtë kemi vazhduar dhe tentativa për të arritur financime nga Venture Capital firms në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, përmirësimet dhe shtimi i funksioneve të reja të HotelBee nuk do të mungojë asnjë moment në roadmapin tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0