Mektrin Motors BodyShop prezanton shërbimin e ri: Car Wrapping dhe PPF - Business Magazine Albania

Mektrin Motors BodyShop prezanton shërbimin e ri: Car Wrapping dhe PPF

Mektrin Motors BodyShop prezanton shërbimin e ri: Car Wrapping dhe PPF

Mektrin Motors, përfaqësues zyrtar i markave prestigjioze si Jaguar Land Rover, Volvo, Kia, Volvo Trucks dhe Renault Trucks, si dhe lider në sektorin e marinës me Ranieri, Cranchi, Skipper dhe Capelli, sjell një risi në portofolin e saj të shërbimeve: Car Wrapping dhe PPF (Paint Protection Film). Ky shërbim modern dhe profesional është dizajnuar për të ofruar mbrojtje dhe personalizim për automjetet. 

Çfarë është Car Wrapping?

Car Wrapping është procesi i veshjes së sipërfaqes së automjetit me folie speciale, e cila jo vetëm që ndryshon pamjen e jashtme, por ofron edhe mbrojtje nga dëmtimet e lehta, gërvishtjet dhe kushtet atmosferike. Mektrin Motors BodyShop ofron një gamë të gjerë ngjyrash dhe teksturash, duke përfshirë efekte metalike, matte, gloss dhe shumë të tjera. Kjo zgjidhje është ideale për ata që duan t’i japin një pamje unike dhe kreative automjetit të tyre, pa pasur nevojë për bojë tradicionale.

Lexo edhe:CRANCHI A46 Luxury Tender: Një Përvojë e Përsosur e Luksit në Ujë

PPF: Mbrojtja maksimale për sipërfaqen e automjetit

Paint Protection Film (PPF) është një film transparent dhe shumë rezistent, që aplikohet mbi bojën origjinale të automjetit për ta mbrojtur nga dëmtime si gërvishtjet, njollat e gurëve apo rrezet UV. PPF jo vetëm që ruan vlerën e automjetit në afat të gjatë, por gjithashtu ka aftësinë të vetë-riparohet nga dëmtimet e vogla, duke e bërë atë një zgjidhje premium për mbrojtjen e automjeteve.

Përfitimet e shërbimit të ri nga Mektrin Motors BodyShop

  • Cilësi e lartë dhe profesionalizëm: Mektrin Motors garanton përdorimin e materialeve premium dhe një ekip ekspertësh të trajnuar posaçërisht për aplikimin e Car Wrapping dhe PPF.
  • Personalizim unik: Klientët kanë mundësinë të zgjedhin dizajnin dhe mbrojtjen që i përshtatet më mirë stilit dhe nevojave të tyre.
  • Mbrojtje afatgjatë: Si Car Wrapping ashtu edhe PPF ndihmojnë në mbrojtjen e bojës dhe sipërfaqes së automjetit nga dëmtime të ndryshme.
  • Proces i kthyeshëm: Të dyja teknikat mund të hiqen pa dëmtuar bojën origjinale, duke ruajtur integritetin e automjetit.

Pse të zgjidhni Mektrin Motors?

Me një përvojë 20 – vjecare në industrinë e automjeteve dhe një reputacion për cilësi të pakrahasueshme, Mektrin Motors është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë profesionalizëm dhe shërbime inovative.

Për më shumë detaje rreth shërbimeve tona të reja ose për të planifikuar një takim, ju ftojmë të kontaktoni Mektrin Motors ose të vizitoni showroom-in në autostradën Durrës-Tiranë, kilometri i 6.                                

Jepini automjetit tuaj trajtimin që meriton!

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0