Mediat sociale, armiku i trurit tuaj

Mediat sociale, armiku i trurit tuaj


Media sociale ka një efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve. Një neuroshkencëtare paralajmëron pasojat negative të saj.

Susan Greenfield, ish drejtoreshë e Institucionit Mbretëror të Britanisë së Madhe, tha për The Daily Telegraph se media sociale dhe video lojërat i kanë bërë fëmijët të paaftë të komunikojnë me njëri tjetrin dhe të mendojnë vetë, ndërkohë që ata vazhdimisht kërkojnë diçka për të hequr mendjen.

“Ajo që unë parashikoj është se njerëzit do të bëhen si tre vjeçarë. Do të kenë probleme emocionale, aftësi të dobëta sociale, vetëvlerësim shumë të ulët dhe mungesë përqëndrimi,” tha ajo.

Ajo sugjeron se nevojitet stimulim i vazhdueshëm nga mjedisi në çdo moment dhe aktivitete që i pengojnë të përhumben në mendimet e tyre.

Kjo mund të jetë veçanërisht e dëmshme për fëmijët, dhe Greenfield sugjeron që prindërit të nxisin fëmijët drejt aktiviteteve të tilla si kopshtaria, sporti dhe leximi si një mënyrë për të zvogëluar kohën përballë ekranit dhe për të stimuluar imagjinatën e tyre.

Ajo thotë se fëmijët që përdorin mediat sociale dhe luajnë në tableta dixhitale kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni dhe vetëbesimi i ulët, e për t’u bërë më narcist.

“Të gjithë kemi nevojë për një detox dixhital herë pas here,” thotë Greenfield.

/Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0