Mediat polake: “Koha për në Shqipëri?” - Business Magazine Albania

Mediat polake: “Koha për në Shqipëri?”


“Shoqata e Operatorëve Turistikë të Polonisë” e rendit Shqipërinë në vendin e nëntë në klasifikimin e përvitshëm të shteteve më të vizituara nga polakët, gjatë vitit 2015-2016.

Tregues i tërheqjes që këta turistë kanë ndaj vendeve turistike, natyrës, historisë apo traditës shqiptare, klasifikimi ka edhe një impakt shumë të gjerë për ata që nuk e kanë vizituar ende Shqipërinë.

Vëmendjen e shtuar të polakëve ndaj Shqipërisë e tregojnë edhe artikujt në gazeta si “Metrocafe” që shkruan në kryeartikull: “Koha për në Shqipëri?”.

Gazeta përmend potencialin në sezonin turistik veror, për faktin se vendi laget nga deti Adriatik dhe Jon. Artikulli citon edhe përfaqësues të agjensive turistike sipas të cilëve Shqipëria ofron natyrë piktoreske dhe një bazë të re të hotelerisë, për një çmim deri në 400 euro për një javë.

Turistët polakë së bashku me ata cekë dhe sllovakë përbëjnë bazën e turistëve që vizitojnë Shqipërinë vitet e fundit edhe sipas Ministrisë së Turizmit.

Kështu gjatë vitit 2015 në Shqipëri kanë hyrë rreth 59 mijë shtetas polakë ndërsa deri në muajin shtator, për vitin 2016 kjo shifër është mbi 60 mijë.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0