Mediat italiane: Shqipëria, trendi i kësaj vere! - Business Magazine Albania

Mediat italiane: Shqipëria, trendi i kësaj vere!

Mediat italiane: Shqipëria, trendi i kësaj vere!

Shqipëria është kthyer shpejt në një nga destinacionet më të njohura dhe më të kërkuara për verën e vitit 2023.

Il Giornale di Brescia” thotë në një shkrim dedikuar këtij fenomeni, se edhe banorët e kësaj zone kanë vendosur të bëhen pjesë e valës së turizmit drejt vendit të shqiponjave këtë gusht.

Destinacioni kryesor sipas saj, mbetet deti shqiptar. Edhe pse 360 kilometra vijë bregdetare nuk janë shumë në krahasim me Italinë, gazeta nënvizon se shumë italianë janë të intriguar nga brendësia, historia dhe kultura shqiptare.

Gazeta shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët janë sulmuar shpesh në mediat italiane. Madje edhe së fundi, ka probleme në shërbime dhe Shqipëria nuk është mësuar të menaxhojë kaq shumë turistë njëherësh.

Por, megjithatë interesi i italianëve vijon të rritet. E konfirmojnë këtë përfaqësues të agjencive turistike të cilët thonë se kanë kërkesa të shtuara për pushimet në Shqipëri, vendet dhe çmimet.

Lexo edhe: “Ofrimi i turizmit me identitet po i bën agroturizmet konkurrues”

Një prej përfaqësuesve të këtyre agjencive thotë se Shqipëria ka bërë një fushatë mjaft të mirë marketingu duke reklamuar plazhet e shkreta dhe çmimet e favorshme.

Një nga pikat e forta të Shqipërisë është kostoja e ulët thuhet në shkrimin që gjithsesi nënvizon se edhe këtu, jo kudo çmimet janë të ulëta.

Fluksin turistik e konfirmon edhe Bashkim Hyka një guidë shqiptare që organizon ture dhe mirëpret turistët italianë.

Ai thotë se nga 40 të huaj që kishte zakonisht tani ka 4 herë më shumë pasi Shqipëria është kthyer në modën e momentit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0