Një nga ishujt e fundit të paprekur të Mesdheut pritet të shndërrohet në një resort luksoz.
Sipas The Guardian, Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump kanë shpenzuar mbi 1 miliard dollarë për të blerë Sazanin, ishullin shqiptar të mbrojtur që dikur shërbente si bazë ushtarake. Sfida e parë dhe më e madhe: pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera.
Historia e ishullit
Sazani është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe, që prej vitit 2015, është hapur pjesërisht për vizitorët, ndërsa një pjesë ka mbetur zonë ushtarake. Në periudhën e regjimit komunist, ishulli përdorej për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe ishte i mbushur me bunkerë e tunele. Marrëveshja për blerjen e tij, e realizuar me kompaninë Affinity, është mbajtur larg syve të publikut dhe politikanëve deri në arritjen e akordit për 1,4 miliardë dollarë.
Projekti
Planet parashikojnë shndërrimin e Sazanit në një resort luksoz. Edhe pse banorët tashmë e quajnë “ishulli i Trump”, reagimet kundërshtuese nuk kanë munguar nga ambientalistët dhe pjesëtarë të komunitetit shkencor, të cilët shprehin shqetësime për ndikimin në mjedis. Në një podcast, presidenti Trump e ka përshëndetur nismën: “Do të jetë diçka e jashtëzakonshme.” Megjithatë, pastrimi i minave për ta bërë ishullin të sigurt për vizitorët mbetet sfida kryesore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto