Me SmartWings mund të udhëtoni direkt nga Tirana në Pragë - Business Magazine Albania

Me SmartWings mund të udhëtoni direkt nga Tirana në Pragë


Një linjë e re ajrore do të operojë gjatë këtij sezoni turistik duke bërë të mundur lidhjen direkte të Tiranës me Pragën në Republikën Çeke.

Sipas burimeve zyrtare të Tirana Airport Partners, Travel Service, kompania më e madhe ajrore çeke, operon udhëtime të rregullta nën markën e SmartWings. Do të ketë dy fluturime direkte në javë, të Hënën dhe të Enjten, deri në fund të muajit Shtator.

Shqipëria është kthyer në një destinacion shumë popullor për turistët çekë. Në vitin 2016 rreth 14.000 njerëz e vizituan vendin. Shumë turistë çekë udhëtojnë individualisht për të eksploruar jo vetëm bregdetin, por edhe malet shqiptare.

Lexoni: 20 foto nga blogu i njohur francez, që do iu bëjnë ta dashuroni Shqipërinë

Aktualisht po punohet me të gjithë partnerët për ta promovuar Shqipërinë si një destinacion të dëshiruar. Qëllimi i përbashkët është vendosja e udhëtimeve të rregullta nga Praga në Tiranë dhe anasjelltas gjatë gjithë vitit. Lidhja direkte do të kontribuojë edhe në rritjen e numrit të vizitorëve shqiptarë në Republikën Çeke.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0