Më shumë se 320 milionë dollarë janë vjedhur në hakimin më të fundit të kriptove - Business Magazine Albania

Më shumë se 320 milionë dollarë janë vjedhur në hakimin më të fundit të kriptove

Një nga urat më të njohura që lidh blokchain-et e ethereum dhe solana humbi më shumë se 320 milionë dollarë të mërkurën pasdite.

Është hakimi i dytë më i madh i DeFi ndonjëherë, menjëherë pas grabitjes së kriptove në Poly Network prej 600 milionë dollarësh, dhe është sulmi më i madh deri më sot ndaj solana, një rival i ethereum-it.

Ethereum është rrjeti blockchain më i përdorur dhe është një lojtar i rëndësishëm në botën e DeFi, në të cilin pjesët e programueshme të kodit të njohura si kontrata inteligjente mund të zëvendësojnë ndërmjetësit si bankat dhe avokatët në lloje të caktuara të transaksioneve të biznesit. Një konkurrent i prezantuar së fundmi, solana, po rritet në popullaritet, sepse është më i lirë dhe më i shpejtë për t’u përdorur se ethereum.

Mbajtësit e kriptove shpesh nuk operojnë ekskluzivisht brenda një ekosistemi blockchain, kështu që zhvilluesit kanë ndërtuar ura për t’i lejuar përdoruesit të dërgojnë kriptomonedha nga një blockchain në tjetrin.

Lexo edhe: Investitorët po e cilësojnë tregun e kriptove si “epoka e dimrit” në kushtet kur Bitcoin ka rënë me 50%

Wormhole është një protokoll që lejon përdoruesit të lëvizin token-at dhe NFT-të e tyre midis solana dhe ethereum.

Zhvilluesit që përfaqësojnë Wormhole, konfirmuan hakimin në llogarinë e tyre në Twitter, duke thënë se rrjeti ka “dështuar për mirëmbajtje”, ndërsa po shohin drejt një “sulmi të mundshëm”. Faqja zyrtare e protokollit është aktualisht jashtë linje.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0