Më në fund përdoruesit e iPad që duan aplikacionin e Whatsapp mund të marrin atë që kanë kërkuar - Business Magazine Albania

Më në fund përdoruesit e iPad që duan aplikacionin e Whatsapp mund të marrin atë që kanë kërkuar

Shefi i WhatsApp ka një mesazh për ata që kanë kërkuar një aplikacion për iPad: Mos humbni shpresat.

“Njerëzit kanë kërkuar një aplikacion për iPad për një kohë të gjatë.” Will Cathcart, kreu i WhatsApp tha për The Verge gjatë një interviste këtë javë lidhur me një nxitje të marketingut në SHBA për aplikacionin e mesazheve. “Ne do të donim ta realizonim.”

Ashtu si Instagram për iPad, një version i WhatsApp për tabletin e Apple u ka munguar prej kohësh përdoruesve, pavarësisht se është një veçori e kërkuar shumë prej tyre. Teksa Cathcart nuk do të shkonte aq larg sa të angazhohej në lançimin e një versioni iPad, komentet e tij sugjerojnë se është e mundur që diçka e tillë të ndërtohet në të ardhmen e afërt.

“Ne kemi bërë shumë punë në teknologjinë për mbështetjen e pajisjeve të shumta,” tha Cathcart. “Uebfaqja jonë dhe aplikacionet tona të desktopit tani e kanë atë. Nëse kam shumë pajisje të aktivizuara, mund ta fikim telefonin ose të humbas lidhjen me rrjetin dhe të marr mesazhe në desktop. Kjo do të ishte vërtet e rëndësishme për një aplikacion tableti, për të qenë në gjendje ta përdor aplikacionin edhe nëse telefoni nuk është i ndezur.”

Lexo edhe: WhatsApp së shpejti mund t’ju lejojë të transferoni bisedat tuaja nga Android në iOS

Për shkak të mënyrës se si WhatsApp i kodon mesazhet, historikisht nuk ka qenë në gjendje të sinkronizojë bisedat nëpër pajisje përmes internetit, siç funksionojnë shumica e aplikacioneve të tjera të mesazheve. Pra, nëse WhatsApp në telefonin tuaj nuk ka akses në internet, klienti i desktopit nuk funksionon. Versioni beta i mbështetjes për shumë pajisje ju lejon të sinkronizoni llogarinë tuaj WhatsApp në deri në katër pajisje në të njëjtën kohë, një proces që përfshin hartëzimin e identifikuesve të pajisjes në një çelës llogarie në serverët e WhatsApp në një mënyrë që është ende e koduar. Tani që ekziston një teknologji e tillë sinkronizimi, ka një shanse që WhatsApp për iPad të jetë më në fund i mundur.

TheVerge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0