Më në fund Kosova siguron kodin telefonik shtetëror - Business Magazine Albania

Më në fund Kosova siguron kodin telefonik shtetëror

~3 minuta lexim


Kosova tani do të ketë kodin e vet telefonik shtetëror, bëri të ditur ditën e dielë Ministria për Dialog me palën Serbe, Edita Tahiri.

Sipas Ministres kodi i ri do të hyjë në fuqi më 15 Dhjetor, i cili do t’i garantojë shtetit më të ri Europian të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit si çdo shtet tjetër anëtar.

Bisedimet për akordimin e një kodi telefonik shqiptarëve të Kosovës datojnë që nga 2014-ta dhe afatet e implementimit të tij ishin subjekt i vazhdueshëm ndryshimesh si rezultat i mos rënies dakord me Beogradin.

Muajt e fundit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, bisedimet kaluan në një nivel tjetër duke hapur kështu rrugë për vënien në funksion të kodit +383 njëherë e mirë në Kosovë.

Çfarë përfitojnë shqiptarët e Kosovës?

Në një intervistë ekskluzive muajin e kaluar më Kryetarin e ARKEP, z. Gashi vuri theksin tek rëndësia e të patur një kod telefonik shtetëror, i cili do t’u garantonte qytetarëve konkurrencë në nivel të shërbimeve.

“Me implementimin e kodit të ri unik, do të eleminohen pengesat e krijuara nga mungesa e tij, respektivisht përdorimi i tri kodeve të ndryshme (aktualisht +377, + 386, dhe +381), të cilat e kanë bërë të pamundur implementimin e disa mekanizmave të rëndësishëm, të cilët garantojë mbrojtje të konkurrencës në nivel të shërbimeve të komunikimeve elektronike si p.sh. Portabiliteti apo bartshmëria e numrave,” shpreh Kreshnik Gashi.

Pritet që faza e implementimit, e cila do të fillojë më 15 Dhjetor të zgjasë deri në 18 muaj. Mungesa e një kodi telefonik mendohet t’i ketë kushtuar shqiptarëve të Kosovë deri në 220 milionë Euro.

 

burimi: Pc-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0