Me ligjin e ri në fuqi, kompanitë që nuk punësojnë persona me aftësi të kufizuar do të gjobiten - Business Magazine Albania

Me ligjin e ri në fuqi, kompanitë që nuk punësojnë persona me aftësi të kufizuar do të gjobiten


Të gjitha subjektet që nuk do të krijojnë kushte për punësimin e personave me aftësi të kufizuar do të gjobiten nga 10 deri në 50% të vlerës së pagës minimale.

Ky është detyrimi që do të parashikojë projektligji i ri i Inspektimit.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë analizës së punës vjetore të Shërbimit Social Shtetëror tha se aksesi për personat me aftësi të kufizuar, në subjektet publike dhe private, sipas këtyre ndryshimeve do të jetë objekt i Inspektoratit të Punës.

“Bashkë me sigurinë, kushtet e punës, informalitetin, Inspektorët e Inspektoratit të Punës do të kenë për herë të parë detyrën funksionale të kontrollit të sipërmarrjeve për krijimin e kushteve të përshtatshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuar.

Eshtë një vendim, i cili shkon drejtpërsëdrejti në hapësirat që kanë njerëzit e përfitimit të aftësisë së kufizuar në tregun e punës, Inspektoratit të Punës do t’i shtohet tani detyra për të gjobitur pa asnjë hezitim të gjitha ato biznese, të cilat nuk pasqyrojnë pranimin në punët e tyre të njerëzve me aftësi të kufizuar”,tha ministri Klosi.

Sipas tij janë ndërmarrë tre hapa shumë të rëndësishëm. “E para transparenca, e dyta identifikimi i saktë i rasteve të personave me aftësi të kufizuar. Po ndërtojmë një bazë të dhënash për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Kjo është detyrë shumë e madhe e çdo drejtorie rajonale, që të mbledhin të dhënat për aftësinë e kufizuar. Rastet që unë kam ndjekur personalisht dëshmojnë se, nëse ka shumë vullnet nga vetë drejtorët dhe stafet e tyre mund të çojnë në situata shumë herë më pozitive dhe të kemi reduktim të problematikave në territor për sa u përket kempeve.

Mendoj që ka shumë nevojë që stafet tona të trajnohen, ka shumë nevojë që të kuptohet nga stafet tona se cilat janë problematikat dhe si mund ta çojnë më përpara organizatën dhe t’i realizojnë më mirë detyrat përkatëse, cilat janë ato mekanizma që shtojnë shërbimet kundrejt qytetarit”, – tha ministri Klosi.

Burimi: gazetadita.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0