McDonald’s prezanton hamburgerin me Nutella - Business Magazine Albania

McDonald’s prezanton hamburgerin me Nutella


McDonald’s ka lançuar hamburgerin me Nutella i cili është i disponueshëm vetëm në Itali.

‘Sweety con Nutella’ ka në brendësi një shtresë me Nutella me lajthi dhe kakao, misi dy panineve të rrumbullakta.

Fatmirësisht, dhe pse ngjan me një hamburger të zakonshëm, ky produkt nuk ka asnjë produkt mishi në brendësi.

Ky produkt i shijshëm, vjen në një paketim të veçantë hamburgeri dhe do të shitet në të gjithë rrjetin e kafeneve dhe jo në dyqanet fast food.

Edhe pse përmban 265 kalori në një copë, përmasat e Sweety con Nutella janë më të vogla nga çfarë duket në foto.

‘Sweety con Nutella’ filimisht u prezantua në Facebook ditën e martë me këtë përshkrim: “Një ëmbëlsirë e butë sapo ka mbërritur dhe ju nuk do të mund t’i rezistoni.”

mcdonalds-prezanton-hamburgerin-nutella-businessmag

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0