Mbyllet procesi i riatdhesimit të shqiptarëve


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka informuar të gjithë qytetarët shqiptarë të bllokuar jashtë vendit, se plani i riatdhesimit është mbyllur ditën e djeshme, me 2 fluturimet e bëra nga Londra dhe Roma.

MEPJ-ja, me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka njoftuar se janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente, të cilat janë vlerësuar me rigorozitet nga përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë.

Gjithashtu, ministria bën me dije se të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët vazhdojnë të jenë të bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë mund të komunikojnë me ministrinë për të marrë ndihmë apo informacion.

Duke nisur nga dita e sotme, qytetarët mund të telefonojnë ose të çojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp, vetëm në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ, ose në adresat e e emailit: [email protected] dhe [email protected]

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 09:00-17:00.

00355694045503

00355694045502

00355694045500

00355694045498

00355694045495

00355694045505

00355694045501

00355694045499

00355694045497

00355694045496

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00.

00355694045493

00355694045487

00355694045492

00355694045494

00355694045489

00355694045486

00355694045490

00355694045491

00355694045485

00355694045488

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale