Mbyllet Elevator Lab, 3 fitues sigurojnë mbështetje - Business Magazine Albania

Mbyllet Elevator Lab, 3 fitues sigurojnë mbështetje

Elevator Lab u mbyll duke identifikuar 3 startup-e që do të marrin mbështetje konkrete nga Raiffeisen Bank. Ndërkohë, juria inkurajoi të gjithë startup-et pjesëmarrëse të vijojnë me idetë e tyre të biznesit.

Kompanitë fituese ishin: Hermex, nga Shqipëria, Quantix, nga Kosova dhe Payron, po nga Kosova.

Juria vlerësoi se këto 3 ide kanë potencial për të siguruar zgjidhje efektive me përvoja të mira për klientin. Mes jurisë, ishte edhe sipërmarrësi Dritan Mezini, i cili vlerësoi se të gjitha idetë e prezantuara janë të dobishme për tregun financiar dhe mund të vlejnë në nivel rajonal nëse ato arrijnë të sigurojnë zhvillimin e duhur.

E veçanta e këtij konkursi është pikërisht mundësia për t’u zhvilluar në dhjetëra shtete, falë edhe shpërndarjes së Raifferisen Bank në këto shtete.

Zgjidhjet praktike financiare, në formatet online, janë bërë edhe më të vlefshme gjatë këtij viti, kur pandemia frenoi kontaktet fizike mes njerëzve.

Kompanitë që arritën në finale dhe bënë prezantimet e tyre para jurisë ishin:

RECA (Shqipëri)
Quantix (Kosovë)
Shpërnda (Shqipëri)
Smart Contract (Shqipëri)
BITmetrics (Kosovë)
Hermex (Shqipëri)
Finsition (Kosovë)
Payron (Kosovë)

Këtë vit, Elevator Lab u zhvillua online, çka solli një përvojë të re për organizatorët por edhe për vetë startup-et.

Lexo: Ministri Shalsi: startupet do të kenë struktura mbështetëse dhe lehtësi

Gerti Boshnjaku, drejtues i New Media Comunications, një prej bashkë-organizatorëve të Bootcamp, ka theksuar se kjo, “ishte një sfidë më vete organizimi i Elevator Lab 2020, duke pasur parasysh paqartësinë e situatës prej pandemisë. Për këtë, dua të theksoj se jam shumë i lumtur me bashkëpunimin dhe profesionalizmin që gjetem tek kolegët e stafi i Raiffeisen Bank Albania & Kosova dhe ata të ICK. Fituam shumë nga kjo përvojë dhe besoj bëmë maksimumin për të informuar sa më shumë startupe mbi nismën. Synuam t’u japim atyre mundësinë për të ndjekur këtë program sa edukativ aq edhe produktiv përsa i përket rrjetëzimit. Heronjtë e Bootcampit fituan:
1-Çmim 8000 euro

2-Coaching e mbështetje nga Raiffeisen Bank

3-Mundësi për t’u bërë partner i RBI Group, me mundësi për t’u zgjeruar në 13 vende plus Austrinë

4-Inkubim dhe akselerim i programit nga Innovation Center Kossovo (ICK)

5-Program akselerimi dhe mentorim nga Innovative Albania.

Ky format Bootcamp ofroi mundësinë e zhvillimit të një produkti minimal të zbatueshëm (MVP) me ndihmën e ekspertëve të sistemit bankar. Bootcamp u ofroi startup-eve lokale një program arsimor, i cili do të shërbejë si një biletë hyrëse në botën e startup-eve.

Programi i përbashkët “Elevator Lab Kosovë & Shqipëri 2020” u zhvillua nga Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri për të dytin vit radhazi, duke sjellë si risi në këtë edicion prezantimin e formatit Bootcamp.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0