Ka mbyllur siparin, panairi i parë i teknologjisë në Shqipëri. 75 kompani pjesëmarrëse, dhjetëra panele dhe 10 prezantime produktesh, mes sallës së eventeve dhe demo zone.
Panairi, i cili që mirëpriti njëkohësisht konferencën e Ciber Security, u vizitua edhe nga zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe përfaqësues të kompanive të huaja.
Ndërsa kompanitë patën shansin të prezantojnë produktet e tyre më të reja dhe të lidhin bashkëpunime, shumë përfaqësues të tyre theksuan nevojën e investimeve në formimin digjital, si përgjigjia më e mirë ndaj tregut e punës. Konferencat dhe ëorkshopet e zhvilluara në dy ditë dhanë informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj. Pjesë e konferencave ishin edhe folës ndërkombëtar.

Me gjithë përpjekjet e bëra dhe shembujt e mirë, vendi duket se ka ende shumë punë përpara për realizimin e investimeve dhe zhvillimin e aftësive digjitale.
Panairi qëndroi i hapur për dy ditë 21 dhe 22 Shtator.
Ai u organizua nga Iceberg Exhibitions dhe AlbaniaTech dhë shënon edicionin e parë që do të përsëritet dhe do të ketë edicione të ardhshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto