Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen e parë të madhe tregtare pas Brexit

Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen e parë të madhe tregtare pas Brexit

Mbretëria e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar arriti marrëveshjen e parë të madhe tregtare, pas daljes nga Bashkimi Evropian (Brexit), me Japoninë.

Autoritetet thanë se marrëveshja e nënshkruar në parim ka vlerën e rreth 15 miliardë paund. Sekretarja britanike e Tregtisë Ndërkombëtare, Liz Truss, tha se ky është një “moment historik”. Truss tha se marrëveshja do të sjellë “fitore të reja” për bizneset britanike – në ushqim dhe pije, si dhe në industrinw e teknologjisë.

Sipas kritikëve, marrëveshja mund të ketë rëndësi simbolike, pasi ajo do të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto të Mbretërisë së Bashkuar me vetëm 0,07%.

Marrëveshja e së premtes ka ende nevojë për miratim nga Parlamenti i Japonisë. Përfaqësuesit e tregtisë në Japoni parashikojnë që marrëveshja ta marrë lejen deri në janar, raporton BBC.

Truss tha se Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë nënkupton që 99% e eksporteve në Japoni do të jenë pa tarifa.

“Marrëveshja që kemi negociuar – në kohë rekord dhe në rrethana sfiduese – shkon përtej marrëveshjes ekzistuese me Bashkimin Evropian, pasi siguron fitore të reja për bizneset britanike në industrinë tonë të madhe të prodhimit, ushqimit dhe pijeve, si dhe të teknologjisë”, tha Truss.

Mbretëria e Bashkuar ka dalë nga Bashkimi Evropian në janar të këtij viti. Ndërkohë që është ende në periudhën e tranzicionit, ajo po përpiqet të gjejë partnerë tregtarë për të zëvendësuar tregun e BE-së.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0