Mbi 800 kWh, energjia do të kushtojë mbi 4 herë më shumë - Business Magazine Albania

Mbi 800 kWh, energjia do të kushtojë mbi 4 herë më shumë

energjia

Nga 1 tetori, familjet që shpenzojnë mbi 800 kv/orë energji në muaj do të duhet të paguajnë me çmimet e tregut.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha në konferencën për shtyp se çmimi i energjisë do të rritet në 42 lekë, çmimi i sotshëm i tregut, për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh, nga 9.5 lekë, që është sot tarifa për gjithë sasinë e energjisë së konsumuar, apo 4.4 herë më shumë. Çmimi i tregut ndryshon dhe nëse energjia në bursa shtrenjtohet më shumë në dimër, mund të jetë edhe më lart.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Sipas ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, ky vendim prek vetëm 4% të abonentëve familje, pasi 96% e tyre harxhojnë më pak se 800 kv/orë energji elektrike.

Me këtë plan, qeveria ka një plan të kursejë 100 milion lekë. Administratori i energjisë në zyra dhe institucione. Një person, që me siguri duhet të jetë kursimtar, do të caktohet në çdo zyrë dhe institucion publik dhe detyra e tij do të jetë përmbushja e qëllimit të qeverisë, për të ulur me 5% konsumin mujor.

Ministrja Balluku tha se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për kursimin e energjisë. Ajo vetë, ekspertë dhe grupe pune nga OSHEE do të zhvillojnë disa takime nëpër shkollat e vendit, duke nisur nga data 14 shtator. Edukimi për kursimin e energjisë është shumë i rëndësishëm, u shpreh Balluku.

Duke kujtuar masat drastike të marra nga vendet perëndimore për menaxhimin e krizës energjetike, kryeministri Edi Rama kërkoi ndërgjegjësim, ndërsa tha se “familjarët s’kanë pse të paguajmë për kostot e miliarderëve me pishina dhe vila:

“Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë, të cilët konsumojnë rregullisht më pak se 800 kv/h dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6-7% të totalit që konsumojnë më shumë se 800 kv dhe aty bëhet fjalë për konsumatorë familjarë me vila, me pishina, me oborre të gjera, me ndriçim dekorativ e kështu me radhë për të cilët mendojmë se ka ardhur koha që nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe nuk mund të paguajnë më taksapaguesit e zakonshëm, prandaj çdo kilovat mbi 800-in do të paguhet me çmimin e tregut dhe me këtë ne synojmë edhe të krijojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt të energjisë elektrike në kushte krize”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0