Mbi 8.000 ATM Bitcoin janë instaluar në të gjithë botën

Mbi 8.000 ATM Bitcoin janë instaluar në të gjithë botën

ATM Bitcoin
~1 minut lexim

Numri i ATM Bitcoin në mbarë botën u rrit me 150% në 2 vitet e fundit sipas të dhënave të kompanisë norvegjeze të shërbimeve financiare AksjeBloggen.

Që nga prezantimi i ATM-së së parë në 2013-ën, rreth 8 mijë makineri tashmë janë instaluar në 75 vende të botës, duke treguar një rritje të shëndetshme të industrisë së kriptomonedhave.

Në vetëm 6 muajt e parë të këtij viti janë instaluar  1,713 ATM,  pjesa më e madhe në Amerikën e Veriut. Nga fillimi i 2020  6,352 ATM ishin në operim.

Lexoni: Eklips diellor këtë fundjavë, NASA shpërndan pamjet

Rritja e shëndetshme e sektorit të ATM vjen me një kosto sepse janë bërë shënjestër e autoriteteve rregullatore.

Gjermania, Spanja, SHBA dhe Kanadaja kanë vënë në shënjestër këto ATM, të cilat i shohin si mekanizma për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mënyra më e mirë për të filluar është të ndalosh së foluri dhe të fillosh të veprosh.”
— Walt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0