Mbi 500 aplikacione të ndryshme në sistemin operativ Android që janë shkarkuar më shumë se 100 milionë herë nga Google Play, u gjetën “të infektuara” në një bibliotekë që i shpërndan viruset e spiunazhit mobil fshehurazi tek përdoruesit dhe të njëjtat mund të kryejnë operacione të rrezikshme.
Meqenëse 90% e aplikacioneve në Android janë falas të shkarkohen nga dyqani i Google Play, reklamimi është një burim kryesor i të ardhurave për zhvilluesit e aplikacioneve.
Për këtë, ata integrojnë bibliotekën Android SDK Ads në aplikacionet e tyre, gjë që zakonisht nuk ndikon në funksionalitetin kryesor të një aplikacioni.
Por hulumtuesit e sigurisë në firmën e sigurisë mobile Lookout kanë zbuluar një paketë të zhvillimit të softuerit (SDK), i quajtur Igexin, që është gjetur duke dhënë viruse në pajisjet mobile që bazohen në Android.
/TheHackerNews
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto