Mbi 3000 shikues në skenë/ Si do të zhvillohet “Eurovision” - Business Magazine Albania

Mbi 3000 shikues në skenë/ Si do të zhvillohet “Eurovision”

Qeveria holandeze ka konfirmuar që Festivali Europian i Këngës, në Roterdam mund të zhvillohet me një audiencë të kufizuar në kushte të rrepta që sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e tifozëve, ekipit dhe medias. Një maksimum prej 3.500 personash do të lejohen të hyjnë në arenë, afërsisht 20% të kapacitetit të Roterdam Ahoy. Biletat janë në dispozicion vetëm për ata që i blenë për shfaqjen e vitit të kaluar, tashmë nuk do të ketë shitje në publik.

Të gjithë anëtarët e audiencës duhet t’i përmbahen protokolleve të rrepta të shëndetit dhe sigurisë, të vendosura nga qeveria holandeze. Martin Österdahl, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës Eurovision, u shpreh i kënaqur me përgatitjet e bëra deri më tani. “Bota do të shikojë kur të rikthejmë Konkursin e Këngës Eurovision muajin tjetër dhe, ndërsa miliona njerëz shijojnë konkursin në TV dhe në internet, ne jemi të kënaqur që puna e palodhur e artistëve, delegacioneve dhe ekipit do të ndahet gjithashtu me një audiencë të drejtpërdrejtë në arena Ahoy”.

Rreth  180 milion shikues nga mbi 45 vende ndjekin çdo vit festivalin më të rëndësishëm të këngës në Europë. Një protokoll i gjerë Covid 19 është tashmë në dispozicion për punonjësit, shtypin dhe artistët.

“Numrat janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme. Delegacionet janë shumë më të vogla dhe shumica e gazetarëve do të ndjekin konkursin e këngës Eurovision nga shtëpia këtë vit në qendrën tonë të shtypit në internet. Duke testuar të gjithë në Rotterdam Ahoy çdo 48 orë dhe duke i bërë artistët të lëvizin brenda zonave tona ‘Safe Harbor’, ne duam ta mbajmë koronavirusin sa më shumë që të jetë e mundur”, thekson drejtori ekzekutiv. Sietse Bakker.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0