Mbi 250 vetë vizituan në 18 shkurt Odoo Business Show Tirana - Business Magazine Albania

Mbi 250 vetë vizituan në 18 shkurt Odoo Business Show Tirana

Mbi 250 vetë vizituan në 18 shkurt Odoo Business Show Tirana

Skuadra e String Albania – Odoo Silver Partner pati mundësinë të prezantojë audiencën me risitë dhe avantazhet që sjell platforma Odoo për bizneset shqiptare.

Eventi shërbeu si një platformë e shkëlqyer për të demonstruar përfitimet e përdorimit të Odoo dhe rolin e String si një nga partnerët më të besueshëm në Shqipëri për implementimin e sistemeve ERP & CRM.

Në fjalën e tij z. Gentian Gjiknuri, CEO i String, ndau përvojën e tij mbi sfidat dhe mundësitë e digjitalizimit të bizneseve shqiptare dhe çfarë do të thotë partneriteti i String për klientët tanë. Ai theksoi përvojën mbi 20 vjeçare të drejtuesve të String (spinoff i Logical Albania) në sistemet e automatizimit dhe digjitalizimit të proceseve të ndryshme të punës së bizneseve.

Me një know-how të jashtëzakonshme në proceset, sfidat dhe ciklet e profileve të ndryshme të bizneseve në Shqipëri, stafi i String personalizon paketat dhe shërbimet e platformës Odoo për çdo biznes duke krijuar jo vetëm një sistem ERP, por një sistem që përputhet, me llojin, proceset dhe nevojat e këtyre bizneseve.

Në prezantimin e tyre Ebru Ajrula dhe Rune Bauweraerts u ndalën mbi impaktin e Odoo në rritjen e produktivitetit dhe optimizimin e menaxhimit të bizneseve.

Gjatë eventit, pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë se cila paketë Odoo është e përshtatshme për biznesin e tyre.

Lexo dhe:“Trailblazer Community Albania”, një komunitet që ndihmon pjesëmarrësit të rriten në botën e teknologjisë dhe inovacionit

Gjithashtu, String dhe skuadra e drejtuar nga Erjon Nini prezantuan gamën e plotë të shërbimeve të tij, të cilat përfshijnë:

Konsulencë për implementimin e Odoo ERP, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për bizneset.

-Implementim të suksesshëm, për të siguruar një përdorim të optimizuar të aplikacioneve Odoo.

-Integrim të sistemeve për një menaxhim të centralizuar dhe efikas.

-Zhvillim të personalizuar për nevoja specifike të bizneseve.

-Trajnim të stafit për të maksimizuar përfitimet e përdorimit të Odoo.

Patën gjithashtu  kënaqësinë të kishin pjesë të panelit edhe një nga klientët e @String, Iceberg Communication përfaqësuar nga Enejda Sheku e cila në fjalën e saj theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe lehtësitë e krijuara nga implementimi i Odoo në proceset e tyre të menaxhimit të klientëve apo të projekteve.

Pjesëmarrja në Odoo Business Show Tirana konfirmoi edhe një herë pozicionin e String si një lider në transformimin digjital të bizneseve shqiptare, duke sjellë ekspertizë dhe inovacion në implementimin e Odoo ERP & CRM.

Për më shumë mbi shërbimet e String, vizitoni: www.string.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0