Mbështetje për digjitalizimin e NMVM-ve në Shqipëri Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve - Business Magazine Albania

Mbështetje për digjitalizimin e NMVM-ve në Shqipëri Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Mbështetje

Desarta Rapushaj, Eksperte e Inovacionit pranë AIDA

Zhvillimi i ekonomisë në ditët e sotme është një sfidë që na bën ta rimendojmë mënyrën se si funksionon biznesi dhe na tregon se nevoja për veprim dhe përshtatje të bizneseve ndaj transformimeve digjitale është kthyer në një domosdoshmëri. Procesi i digjitalizimit ka filluar prej kohësh në Shqipëri, por duket se dhe pandemia ka luajtur një rol përshpejtues në këtë proces.

Sipas një ankete të realizuar nga Këshilli i Investimeve, gjatë periudhës 2020-2021, pandemia përshpejtoi nevojën e kompanive për t’u orientuar drejt inovacionit, ku 57% e të intervistuarëve deklaruan se planet e tyre të investimit ndryshuan drejt inovacionit, kryesisht drejt përdorimit të teknologjive të reja dhe menaxhimit të riskut. Gjithashtu, sipas të dhënave nga INSTAT përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ndërmarrje, u rrit gjatë periudhës 2020-2021.  Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2021, përfaqësojnë 98,5 % të ndërmarrjeve ekonomike, nga 98,3 % që ishte në vitin 2020. Në vitin 2021, 13,3 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Po ashtu, në vitin 2021, përdorimi i ndarjes automatike të informacionit brenda ndërmarrjes, përdorimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe shërbimeve cloud kanë qenë në rritje krahasuar me vitin 2020.

Për më shumë, ju ftojmë të njiheni me kriteret e aplikimit dhe Dokumentacionin e Nevojshëm

Rritja e kërkesave mbi kualitetin e shërbimeve dhe produkteve të prodhuara në njërën anë, dhe rritja e kërkesave mbi shpejtësinë e realizimit të shërbimeve në anën tjetër, janë kthyer në indikatorët kryesorë në fillimin e procesit të digjitalizimit të bizneseve në vendin tonë.

Por, transformimi digjital i biznesve, shkon edhe më tej se thjesht përdorimi i teknologjisë digjitale për të kryer detyrat dhe proceset e punës. Transformimi digjital ka të bëjë me bërjen e modelit të biznesit më efikas përmes teknologjisë digjitale dhe përfshin fusha të tilla si: marketing digjital, digjitalizim dhe automatizim të proceseve të biznesit, modeleve të biznesit, kanaleve të shitjes, Big Data, dhe procese të tjera të ngjashme që lidhen me transformimin e kompanive.

Për më shumë, ju ftojmë të njiheni me kriteret e aplikimit dhe Dokumentacionin e Nevojshëm

Bizneset tanimë janë të vetëdijshme se digjitalizimi mund t’i ndihmojë që të performojnë më mirë por, hasen edhe me vështirësi që pengojnë transformimin si mungesa e njohurive teknike mbi procesin e digjitalizimit, mungesa e vizionit dhe strategjisë gjithëpërfshirëse dixhitale, mungesa e burimeve financiare, qasja ne financa etj. Rritja e mëtejshme e NMVM-ve do të varet nga se sa do i kuptojnë avantazhet / disavantazhet që sjell teknologjia: aftësia për të reaguar shpejt, për të kapur tendencat më të fundit, si edhe për të gjetur strategjinë e duhur për transformimin digjital.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) si një nga insitutcionet, që në fokusin dhe veprimtarinë e saj ka suportin e sipërmarrjeve shqiptare, është e angazhuar për të mbështetur bizneset drejt procesit të digjitalizimit. Për vitin 2022, AIDA do të mbështesë bizneset shqiptare nëpërmjet ndihmës financiare/grantit me qëllim digjitalizimin e proceseve të punës dhe përdorimin e teknologjisë digjitale. Granti mund të përdoret për blerjen e makinerive/pajisjeve digjitale ose teknologjike, ndërtimin e aplikacioneve për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash, ndërtimin e një faqeje web-i ose platforme online për marketingun e kompanisë, promovimin dhe ndërlidhjen me klientët, ndërtimin e aplikacioneve ose programeve apo paketave të ndryshme të programeve kompjuterike. Thirrja për aplikime do të qëndrojë e hapur deri në 21 Tetor 2022.

Për më shumë, ju ftojmë të njiheni me kriteret e aplikimit dhe Dokumentacionin e Nevojshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0