Mbështetje pas tërmetit. Nga diaspora e Bostonit nis fushata gjithëpërfshirëse - Business Magazine Albania

Mbështetje pas tërmetit. Nga diaspora e Bostonit nis fushata gjithëpërfshirëse


Një nismë për të mbështetur Shqipërinë pas tërmetit ka filluar nga Diaspora në Boston, SHBA.

Fushata e donacioneve të decentralizuara (që parashikon një shtrirje të gjerë të saj, ku dhuruesi fton edhe miqtë, kolegët dhe partnerët e punës të dhurojnë), synon të arrijë një fond 1 milion dollar deri në fund të këtij viti.

Drejtues i fondacionit “Global Albanians” Mark Kosmo, ka ndërmarrë një nismë dhe ka bërë të ditur se deri më tani fondacioni që ai drejton ka arritur të mbledhë 150 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Me hashtagun Donate for Albania, dhe Donate for Durrës, Giving Tuesday me 3 Dhjetor ishte dita më e madhe e vitit për dhurim.

Duke theksuar se nevojitet një organizim shumë i mirë për shpenzimin efektiv të fondeve, Kozmo ka theksuar në deklaratat e tij për Mediat shqiptare se, “Kjo është një mundësi historike për diasporën për të bërë diçka të mirë për Shqipërinë, për një bashkëpunim të gjatë, jo vetëm për të ndërtuar disa shtëpi. Diaspora është truri shqiptar. Ne mund ta shfrytëzojmë këtë për shumë kohë”.

Në këtë fushatë organizata e Bostonit kërkon një angazhim sa më të madh të jetë e mundur për dhurimin për Shqipërinë.  Ai po synon të përdorë fuqinë e medias sociale për të bërë diçka magjike.

Ndaj propozimi i organizatës së tij për diasporën është se, “Nëse punoni në një kompani që ka politikën e dhurimit nga punonjësit, ju kërkojmë që të mobilizoni kolegët tuaj shqiptarë dhe veçanërisht jo-shqiptarë për të dhuruar në fushatën sonë.
Çdo person që do të dhurojë në përpjekjet tona për të lehtësuar dëmet e tërmetit në Shqipëri, më pas do të kërkojë dhurime korporative që mund të dyfishojnë sasinë që marrim për të ndihmuar njerëzit në nevojë”.

Ajo çfarë ne duam të bëjmë është që të përdorim rrjetet tona të mëdha shqiptare të Diasporës dhe vullnetin e mirë të korporatave amerikane për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Shqipëri, të cilët kanë nevojë të madhe për ndihmë . Kjo mund të bëhet më së miri përmes programeve korporative.

Duke falenderuar paraprakisht, Mark fton çdonjërin të ndajë, ftojë dhe etiketojë njerëz që mund t’ju ndihmojnë.

Kjo praktikë donacioni mund të aplikohet edhe nga organizatat e tjera shqiptare që mbledhin fonde, sipas organizatës në Boston.  Këto organizata mund të kopjojnë idenë nëse dëshirojnë për përpjekjet e tyre për mbledhjen e fondeve.

Njerëzit mund të dhurojnë në këto linqe:

https://www.facebook.com/donate/439123520364559/
https://www.paypal.com/us/fundraiser/charity/3648649

Informacioni për organizatën është

EIN: 830619972
Global Albanians Foundation
Suite #419
160 Commonwealth Avenue
Boston MA 02116
Mark.Kosmo@GlobalAlbanians.org
617-372-0931 phone
617-262-2340 fax globalalbanians.org/

Richard Lukaj, Ambasada Shqiptare në SHBA, Liza Gashi, Marko Kepi, – Rrënjët Shqiptare, Mark Gjonaj, Nick Markola, Vera Mjeku, Evi Kokalari

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0