Mbështetja me grante, për 2025 fituese 89 startup-e - Rama: Programi do zgjerohet, Ibrahimaj: Përfiton ekonomia - Business Magazine Albania

Mbështetja me grante, për 2025 fituese 89 startup-e – Rama: Programi do zgjerohet, Ibrahimaj: Përfiton ekonomia

Mbështetja me grante, për 2025 fituese 89 sturtup-e - Rama: Programi do zgjerohet, Ibrahimaj: Përfiton ekonomia

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Klimën dhe Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj ishin të pranishëm gjatë prezantimit të fituesve të Startup. Më shumë se 150 talente shqiptarë prezantuan projektet e tyre inovative, në fusha të rëndësishme që nga ekonomia e gjelbërt, edukimi , mobiliteti etj. 

Më shumë se 150 talente shqiptare që kanë kthyer ëndrrat e tyre në biznese reale, sot prezantojnë me krenari produktet e tyre inovative. Mes tyre janë fituesit e Startup Grant 2024 dhe 86 startup-e të reja që sot marrin lajmin se janë fitues dhe do të financohen nga thirrja Startup Grant 2025 këtë vit”, tha Rama. 

“Kemi këtu 89 fitues të këtij programi dhe e dimë që duhet zgjeruar edhe më shumë. Vetëm dje pashë një audit analitik për ndikimin e platformës e-Albania në jetën e qytetarëve. Sipas analizës, shqiptarëve u janë kursyer në total 620 milionë euro – një shifër shumë domethënëse.
Gjithashtu, janë kursyer 75 milionë lekë në letra, dhe koha e fituar për qytetarët përkthehet në 25 milionë ‘rrotullime rreth Tokës’ – një metaforë për kohën e madhe që ka sjellë teknologjia.
Ky është një hap i madh drejt dixhitalizimit të vendit. Platforma e-Albania ka mundësuar një transformim të jashtëzakonshëm në shërbimet publike, një progres që nuk do të ishte i mundur pa teknologjinë. Jemi në epokën e progresit eksponencial dhe po e ndjejmë gjithnjë e më shumë ndikimin e tij në jetën e përditshme.”

Lexo edhe:Mirësia ju bën më të lumtur se një pagë më e lartë, Raporti i Lumturisë 2025 ju tregon pse

Nga ana tjetër, Ministrja e Shtetit për Klimën dhe Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, bëri publike shifrat e përfituesve të këtij viti nga thirrja Startup Grant 2025, duke theksuar se aplikimet nga të rinjtë po rriten ndjeshëm.

“Kemi vënë në dispozicion 10.5 milionë euro në katër vite, ku pjesa më e madhe është financuar nga Qeveria Shqiptare, ndërsa 2 milionë euro janë grante nga Bashkimi Europian.
Këto fonde kanë mbështetur një numër të lartë start-up-esh dhe kanë ndihmuar në krijimin e një ekosistemi të favorshëm për punë dhe inovacion.
Njëkohësisht, është rritur edhe numri i të rinjve që zgjedhin të studiojnë në fushën e teknologjisë së informacionit. Sot kemi biznese që kontribuojnë në sektorë si turizmi, bujqësia dhe shëndetësia.
Jam shumë e lumtur që kemi mbështetur kaq shumë iniciativa. Aktualisht kemi 175 start-up aktive, nga të cilat 89 do të përfitojnë gjatë këtij viti. Sot shpallim zyrtarisht fituesit dhe në ditët në vijim do të zhvillojmë takime me ta për të ndjekur nga afër punën e tyre.”

Në mbyllje, Kryeministri Rama theksoi se po punohet intensivisht për dixhitalizimin e prokurimeve publike përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, duke shpresuar që sistemi të jetë funksional deri në fund të vitit 2026.

scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0