Matt Elton: Shqipëria po përdor teknologjinë për t’u diferencuar

Matt Elton: Shqipëria po përdor teknologjinë për t’u diferencuar


Pas vizitës së suksesshme që zoti Elton zhvilloi në Tiranë, në datat 4-8 Korrik, vizitë e cila kishte në fokusin e saj hulumtimin dhe zhvillimin e Teknologjive Financiare dhe Rregullatore në Shqipëri (FinTech & RegTech), rezultatet po fillojnë të konkretizohen në marketingun e brandit kombëtar shqiptar, me objektivin për të pozicionuar dhe shndërruar Shqipërine në një hub dhe lider rajonal për teknologjitë financiare (FinTech) dhe teknologjitë rregullatore (RegTech).

Zoti Matt Elton, është njëkohësisht dhe Shefi Ekzekutiv i kompanisë FinnoLux, me qendër në Luksemburg dhe partner strategjik i kompanisë shqiptare, EXINN Technology Center.

“Sot, gjatë samitit, folëm me disa politikanë dhe vendimmarrës në Luksemburg, duke theksuar se sa i rëndësishëm është për Shqipërinë promovimi dhe përdorimi i REGTECH për të përforcuar pozicionin e saj si një lider rajonal në shërbimet backoffice outsourcing.” – vijoi më tej zoti Elton.

“Ky në fakt, konsiderohet si një mesazh shumë i fuqishëm në Luksemburg, sepse përdorimi i Teknologjive Rregullatore (RegTech) e pozicionon Shqipërinë si një ‘brand besimi’ në këto shërbime.”

“Mesazhi sot ishte i qartë,” – u shpreh ai. “Shqipëria po përdor teknologjinë për të diferencuar veten e saj si një lidere tregu në shërbimet outsourcing në teknologji.”

REGTECH e lejon Shqipërinë të demonstrojë se përse duhet të jetë partnerja e besimit për Industrinë Europiane RegTech dhe FinTech.

“Ne duam ta promovojmë këtë koncept për Shqipërinë, sepse është shumë e rëndësishme ta përçojmë këtë mesazh në “qendrat e vjetra Europiane”, duke i treguar atyre se Shqipëria po i merr me shumë seriozitet këto iniciativa teknologjike dhe po përpiqet me shumë dëshirë të hedh në fushën e lojës talentet e saj për të krijuar të ardhmen në Europë.

Për EXINN Technology Center, imazhi i brandit kombëtar ndërtohet nga të gjitha pjesët e mozaikut.

FINTECH dhe REGTECH janë sfida e radhës në Revolucionin Dixhital të Shqipërisë që duam.

/BusinessMag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0