Match Maker Albania / 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete të botës - Shqipëria, një potencial që nuk duhet humbur! - Business Magazine Albania

Match Maker Albania / 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete të botës – Shqipëria, një potencial që nuk duhet humbur!

Match Maker Albania / 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete të botës - Shqipëria, një potencial që nuk duhet humbur!

Tirana mblodhi sot një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit për komunitetin e biznesit në Shqipëri – Match Maker Albania 2025. Ky event i rëndësishëm, organizuar nga AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, solli së bashku aktorë kyç të ekonomisë dhe investimeve me qëlimin për të krijuar një platformë për bashkëpunime të reja dhe zgjerim të tregjeve.

Eventi u përshëndet që në nisje nga kreu i AIDA  Laura Saro, kryeminsitri Edi Rama  dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ndërsa më pas iu la vendi diskutimeve në panele rreth mundësive dhe strategjive për të investuar në Shqipëri dhe fuqizuar në rajon e më gjerë markën “Made in Albania”.

“Do të nënshkruajmë sot 5 memorandume mirëkuptimi me agjenci homologe. Ky event shërben për të ngritur pozicionin e Shqipërisë si një vend i mirë për të investuar. Dua t’i tregojmë botës se çfarë është realisht Shqipëria, jo vetëm një vend i pasur me burime natyrore, po një vend miqësor për të bërë biznes. “, u shpreh Laura Saro, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Lexo edhe : AIDA në MIPIM 2025: Shqipëria promovohet si destinacion investimesh në pasuri të paluajtshme

Në fjalën e tij kryeministri Rama ftoi mbi 1000  pjesëmarrësit nga 37 shtete  të botës që të investojnë në Shqipëri, pasi vendi ynë ka potencial dhe është premtues për të ardhmen. “Është koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë, nesër të gjithë do të duan të vijnë, do të duan të blejnë dhe të do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Kështu që çfarëdo doni të blini, blijeni tani çfarë doni të bëni bëjeni tani. Sado të doni që të bëni në fitime bëjeni tani sepse është koha që kur Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka dhe për mundësitë e jashtëzakonshme”, theksoi Rama.

Për bizneset shqiptare, Match Maker Albania 2025 është një portë drejt rritjes dhe zgjerimit në tregjet globale. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare dhe për rritjen e eksporteve vendase.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0