Masterclass - pasqyrat financiare për bizneset - Business Magazine Albania

Masterclass – pasqyrat financiare për bizneset

Balkans Capital do të mbajë një Masterclass me temë “Hartimi i Pasqyrave Financiare për Bizneset”. Ky trajnim synon të zhvillojë njohuritë në lidhje me përgatitjen dhe paraqitjen e pasqyrave financiare për Bizneset në përputhje me kërkesat e legjislacionit.

Në këtë trajnim do trajtohen në hollësi:

🔸️ Objektivat, parimet dhe përdoruesit e Pasqyrave Financiare

🔸️ Elementet e pasqyrave dhe rakordimi tyre

🔸️ Bilanci Kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve

🔸️ Pasqyra e fluksit te mjeteve monetare, pasqyra e kapitalit te pronarit

🔸️ Deklarata e tatim fitimit / tatim fitimit të thjeshtuar

🔸️ Raste praktike

🔸️ Hapësirë për pyetje

Çmimi Early Bird: 5000 Lekë (nëse pagesa kryhet deri në 12 Qershor)

Çmimi Standard: 7000 Lekë

Kliko për informacion të mëtejshëm

Ky masterclass është i rëndësishem për:

Financierë, drejtues të bizneseve dhe çdo palë e interesuar. Trajnimi është i orientuar nga praktika, në mënyrë që të jetë efektiv dhe interaktiv.

Për më tepër informacion mund të kontaktoni në: info@balkanscapital.al ose +355 67 40 333 55.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0