MASR, 700 milion lekë për transportin – Përfitojnë 32 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues - Business Magazine Albania

MASR, 700 milion lekë për transportin – Përfitojnë 32 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka parashikuar një fond prej 650 deri në 700 milion lekë në vit  për të shpenzuar  për transportin e nxënësve. Kjo është një ndër objektivat me përparësi të kësaj ministrie e cila në buxhetin e saj do të mbuloj shpenzimet për rreth 32 mijë nxënës që kanë vendbanimi mbi 2 km nga institucioni ku zhvillojnë mësimin.

Në këtë fond është parashikuar po ashtu edhe mbulimi i shpenzimeve për  mësuesit të cilët zhvillojnë mësimin në shkolla të cilat  janë  mbi 5 km  larg  vendbanimit të tyre. Transport falas pritet të përfitojnë rreth 12 mijë mësues në mbarë vendin . kjo shumë sipas ministrisë së arsimit, do të vihet në dispozicion çdo vit  për të lehtësuar transportin për këto kategori .

Lexo: Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative në vlerën 5 milionë Euro

Por veç mbulimit të shpenzimeve për lëvizjen e mësuesve  në buxhetin e MASR është parashikuar  një fond edhe për  të siguruar  trajnimin e tyre . Sipas këtij institucioni  janë 80 milion lekë të cilat do të shpenzohen çdo vit për trajnime  të 10 deri në 15 % të punonjësve mësimorë të arsimit para-universitar.

Nertila Doko / SCAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0