Maskat shmangën më shumë se 78.000 infeksione - Business Magazine Albania

Maskat shmangën më shumë se 78.000 infeksione

Përdorimi i maskave në Itali ka shmangur më shumë se 78.000 infeksione midis 6 prillit dhe 9 majit, sipas një studimi amerikan, të koordinuar nga nobelisti për Kiminë, Mario J. Molina, në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Studimi i botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (Pnas), krahason strategjitë e përdorura në Itali me ato në Nju Jork dhe Wuhan duke arritur në përfundimin se detyrimi i maskës në vendet publike është mjeti më efektiv për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

“Transmetimi në ajër i virusit është shumë agresiv dhe përfaqëson rrugën kryesore të përhapjes së sëmundjes. Analiza jonë zbulon se detyrimi për të mbrojtur fytyrën është thelbësor në formimin e kurbës pandemike. Përdorimi i maskave vetëm ka zvogëluar ndjeshëm numrin e infeksioneve me mbi 78.000 njësi në Itali midis 6 prillit dhe 9 majit dhe me mbi 66.000 njësi në qytetin e Nju Jorkut midis 17 prillit dhe 9 majit. Të tjerët masat zbutëse, siç është distanca sociale e zbatuar në Shtetet e Bashkuara, nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë.’’

Prandaj, ekspertët rekomandojnë përdorimin e një strategjie të kombinuar që siguron jo vetëm veshjen e maskave, por edhe distancimin shoqëror dhe karantinën.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0