Shqipëria do të ndalojë të gjitha fluturimet për në Britaninë e Madhe dhe anasjelltas.
Lexo: COVID-19, Identifikohen 9 persona të tjerë, shkon në 51 numri i të infektuarve
Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si pjesë e masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
“ Në kuadër të masave drastike të ndërrmarra nga Qeveria Shqiptare, për parandalimin e përhapjes së COVID- 19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 Mars, ora 23:59, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Më herët, Shqipëria ka ndaluar fluturimet dhe lëvizjet e trageteve të pasagjerëve me Italinë, ndërkohë që vijon transporti i mallrave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto