COVID-19, Identifikohen 9 persona të tjerë, shkon në 51 numri i të infektuarve

COVID-19, Identifikohen 9 persona të tjerë, shkon në 51 numri i të infektuarve


9 persona të identifikuar me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të sëmurë në 51. Mes të prekurve janë një mjek dhe tre infermiere.

Informacioni u bë publik, në komunikimin e përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë paradites së sotme.

Në total, deri tani janë testuar 563 persona të dyshuar në vend.

Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:

— Në Tiranë: 34 persona

— Në Durrës: 5 persona, përfshirë të moshuarën, që ndërroi jetë;

— Në Fier: 6 persona

— Në Lushnje: 2 persona

— Në Elbasan: 2 persona

— Në Rrogozhinë: 2 persona.

Prej tyre, 12 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive, mes të cilëve një 66-vjeçar nga Lushnja, që ndodhet në gjendje të rënduar, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Të sëmurët e tjerë të shtruar, janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

26 persona të infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore, të izoluar në banesat e tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0