Masat dhe aktivitetet e BQK-së kundër parave të falsifikuara – vazhdon luftimi i kësaj dukurie - Business Magazine Albania

Masat dhe aktivitetet e BQK-së kundër parave të falsifikuara – vazhdon luftimi i kësaj dukurie

Masat dhe aktivitetet e BQK-së kundër parave të falsifikuara – vazhdon luftimi i kësaj dukurie

Falsifikimi i parasë është një ndër veprat më të vjetra kriminale dhe paraqet rrezik dhe brengë për të gjitha vendet pa përjashtim. Me qëllim të ruajtjes së integritetit të parasë në qarkullim, lufta kundër kësaj dukurie është një aktivitet i përditshëm i të gjitha institucioneve përgjegjëse pa përjashtuar këtu edhe publikun e gjerë.

Në fund të vitit 2023, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka koordinuar me sukses takime ndër-institucionale për të hartuar dhe zbatuar strategji efektive për luftimin e qarkullimit të monedhave të falsifikuara, veçanërisht monedhave 2 euro. Përmes masave të qarta dhe veprimeve të koordinuara, si heqja e tarifave për deponimin e monedhave, sigurimi i furnizimit të ekonomisë me monedha të reja përmes bankave komerciale dhe ndryshimet rregullative të transportit ndërkufitar të monedhave është arritur të tërhiqen nga qarkullimi sasi e konsiderueshme e monedhave të falsifikuara.

Konkretisht nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth dy milionë copë monedha të denominimeve prej 2 euro, monedha këto të deponuara nga bizneset dhe qytetarët në bankat komerciale. Po ashtu, BQK-ja dhe bankat komerciale kanë detektuar dhe parandaluar hyrjen në sistemin financiar, duke i tërhequr nga qarkullimi rreth 47,168 copë monedha të denominimeve prej 2 euro, të dyshuara si të falsifikuara. BQK-ja ka furnizuar ekonominë e Republikës së Kosovës përmes bankave komerciale me afër 6.75 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar. Ky angazhim ka kontribuar në zvogëlimin e qarkullimit të monedhave false, ka lehtësuar identifikimin dhe ka ngritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë çështje.

Në zbatim të masave rregullative, përmes Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, sa i përket rregullimit të transportit ndërkufitar të monedhave me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizikë dhe personat juridikë që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi, pavarësisht që vlera e tyre është nën kufirin e deklarimit prej 10,000 (dhjetëmijë) euro. Gjithashtu, si rezultat i masave përkatëse, deri më tani numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 230,000 (dyqind e tridhjetë mijë) copë/njësi apo mbi 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) milionë euro. Ky veprim, përveç që ka ndikuar aspektin e reduktimit të rrezikut të parave të falsifikuara, ka kontribuar dhe ndihmuar në strategjinë përkatëse kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

Lexo edhe:BQK nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e Edukimit Financiar me përfaqësuesit e sektorit financiar në kuadër të Javës

BQK vazhdon të nxitë qytetarët dhe bizneset të deponojnë monedhat e tyre në bankat komerciale pa kosto dhe çdo dyshim për tentim të futjes në qarkullim të parave të falsifikuara nga falsifikatoret ta raportojnë tek autoritetet përgjegjëse. Po ashtu, bizneset nxiten që të furnizohen me monedha vetëm përmes bankave komerciale dhe te shmangin kanalet jozyrtare.

Prandaj, BQK ripërsërit qëndrimin dhe rekomandon që:

  • Të shmanget sa më shumë përdorimi i parasë së gatshme në blerje dhe të zëvendësohet me pagesa elektronike dhe kartelave bankare;
  • Të tregohet vëmendje e veçantë ndaj monedhave të pranuara;
  • Bankat dhe institucionet financiare jobankare të promovojnë pagesat elektronike dhe shtrijnë rrjetin e pajisjeve për pagesa me kartela bankare;
  • Bizneset të cilat pranojnë para të gatshme të shtojnë përpjekjet e tyre duke investuar në teknologjitë që bëjnë detektimin e parave të falsifikuara dhe lëvizin drejt reduktimit të parasë së gatshme si mjet pagese; dhe
  • Qytetarët në bazë të ligjit të raportojnë te autoritetet përgjegjëse (Policia e Kosovës) çdo dyshim për tentim të futjes në qarkullim të parave të falsifikuara nga falsifikatorët.

BQK rikonfirmon angazhimin e saj të plotë për të mbështetur çdo përpjekje për të luftuar kundër parave të falsifikuara dhe nxit vazhdimin e masave parandaluese dhe edukative. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen e thellë ndaj të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kanë kontribuar dhe ndihmuar në këto aktivitete të luftës ndaj këtij fenomeni, krahas institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe bashkëpunuese në këto përpjekje, që me gjithë rezultatet pozitive, duhet te vazhdojnë dhe janë sfida të përhershme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0