Masa dhe kushti për pensionin e pjesshëm të invaliditetit - Business Magazine Albania

Masa dhe kushti për pensionin e pjesshëm të invaliditetit

~3 minuta lexim

Krahas përfitimeve të plota dhe të reduktuara, në skemën e pagesave të invaliditetit përfshihen edhe përfitimet e pjesshme. Çdo person i siguruar që humbet aftësinë për të kryer profesionin në punën e fundit të tij, por që vlerësohet nga ekspertët e shëndetit se mund të kryejë punë të tjera, ka të drejtë të përfitojë pension invaliditeti të pjesshëm. Kështu, krahas pensioneve të plota, apo të reduktuara, nëpërmjet skemës së pagesave të invaliditetit mund të përfitohet edhe një pension i pjesshëm. Për të siguruar këtë lloj pagese çdo individ duhet të ketë plotësuar edhe periudhën minimale të sigurimit.

Kjo lloj pagese mund të përfitohet vetëm në rastet kur individi ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit të përcaktuar, dhe kur për çdo arsye, përveç aksidentit në punë dhe sëmundjes profesionale, bëhet i paaftë të kryejë punën e fundit, por mund të punojë në kushte të veçanta pune.

Shkalla e invaliditetit dhe puna që do të kryejë i siguruari, përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.

Pensioni i invaliditetit të pjesshëm është sa 50 përqind e pensionit të plotë të invaliditetit. Ai llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plotë i invaliditetit.

Për të përfituar pension të pjesshëm invaliditeti përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pjesshëm invaliditetit. Së bashku me kërkesën për përfitim, aplikuesi duhet të paraqesë edhe dosjen e dokumenteve të përcaktuara ku duhet të përfshijë: Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin, dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës, dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara, si dhe dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore.

Ky dokumentacion i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP. Në rastet kur dosja ka mangësi, ajo i kthehet mbrapsht aplikuesit për plotësimin e tyre.

Më pas KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentet, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip. Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek komisioni epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0