Martin Shkreli në krye të alienëve pushton botën!

Martin Shkreli në krye të alienëve pushton botën!


Ndërsa ish-CEO i Turing Pharmaceutical Martin Shkreli mund të jetë nën padi për mashtrim, të paktën ai paguan për muzikën që dëgjon, ndryshe nga shumë të gjeneratës së tij.

Shkreli sigurisht, ka qenë në lajme sërish këtë javë pas kundërshtimeve të komitetit të Kongresit me buzëqeshjen e tij tipike të vetëkënaqësisë, amendamentin e pestë dhe me një “cicërimë” të padurueshme që Kongresi ka vetëm “budallenj.”

Imagjinoni habinë time, kur fillova të shkarkoja versionin e ri të XCOM dhe pashë atë që duhej të ishte vetë “Pharma Bro” si lideri i botës si zaptues i një kompanie farmaceutike. Mos e merrni garant fjalën time, shikoni foton:

Martin-Shkreli-në-krye-të-alienëve-businessmag

Në të majtën ndodhet Shkreli; në të djathtën një foto prej XCOM 2. Vini re: të njëjtat flokë, të njëjtat vetulla, e njëjta hundë, të njëjtat faqe, e njëjta mjekërr, të njëjtat buzë, të njëjtët sy dhe nëse shikoni videon e njëjta sjellje e padurueshme.

Në lojë, alienët pushtojnë botën duke përdorur medikamente të avancuara ndërsa forcojnë kontrollin e tyre nëpërmjet një qeverie të kryesuar (siç duket) nga një keqbërës: Martin Shkreli.

 

/Shkruar nga Geoffrey James, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0