Martin Shkreli, në izolim. Pretendohet se drejton kompaninë nga burgu - Business Magazine Albania

Martin Shkreli, në izolim. Pretendohet se drejton kompaninë nga burgu


Martin Shkreli bën përsëri lajm edhe pse është pas hekurave të qelisë. Biznesmeni shumë i përfolur i industrisë farmaceutike, i cili mori dënimin me 7 vjet heqje lirie është futur në izolim në Institutin Federal Korrektues në Fort Dix, New Jersey. Kjo ndodhi pasi Wall Street Journal përshkroi se si ai po përdorte një telefon kontrabandë për të drejtuar biznesin e tij farmaceutik prapa hekurave.

Byroja e Burgjeve (BOP) nuk donte të prononcohej nëse Shkreli ishte në izolim, duke thënë se nuk pranonte të jepte informacion rreth “kushteve të izolimit të të burgosurve individualë”. Por konfirmoi se çështjet e ngritura në artikullin e Journal ishin “nën hetim”.

Lexoni: Martin Shkreli përfundimisht dënohet me 7 vjet burg!

“Kur ka akuza për sjellje të keqe, ato hetohen plotësisht dhe veprimet e duhura merren nëse pretendimet janë të qëndrueshme,” shtoi një zëdhënës për BOP. Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, nuk pranoi të komentonte mbi statusin e klientit të tij.

Një burim i afërt me ekipin ligjor të Shkrelit tha se ai ishte nën vëzhgim në njësinë e posaçme një javë e gjysëm pas artikullit të botuar më 7 Mars, por më pas burimi nuk kishte marrë një përditësim mbi statusin e tij. Sipas Justin Liverman, një i burgosur dhe ish-anëtar i grupit të hakerëve të njohur si Crackas With Attitude, tha për Forbes se Shkreli ishte në izolim.

Sipas Journal, Shkreli po drejtonte biznesin e tij, Phoenixus AG, nëpërmjet një celulari. Kompania duket të jetë një rimishërim i Turing Pharmaceuticals AG, e cila ka ngritur çmimet e barnave të rralla duke çuar në zemërimin e pacientëve, mjekëve dhe shoqërive të sigurimeve. Në një nga shembujt më të keq, Turing rriti koston e një pilule për pacientët me HIV / AIDS nga 13.50 dollarë në 750 dollarë. Shkreli planifikon të vazhdojë në farmaceutikë dhe madje e sheh Phoenixusin të bëhet një ndërmarrje multi miliardë dollarëshe me të në krye. Më parë këtë vit ai madje hoqi nga puna CEO e përkohshëm të firmës me telefon, edhe pse e lejoi të qëndronte në bord, sipas burimeve të Journal.

‘Parajsa telefonike’

Përdorimi i një celulari prapa mureve të mëdha të Fort Dix është në kundërshtim me rregullat, por Liverman pretendon se nuk është e vështirë për të marrë një të tillë. Fort Dix është si një “parajsë telefonike … Ka qindra telefona në këtë kompleks, ose mund të marrësh me qira kohën e telefonit ose të blesh një për 1,000 dollarë,” thotë Liverman, të cilit i është dhënë një dënim pesë vjeçar për përfshirjen e tij në grupin e hakerëve Cracks With Attitute. Në sulmin më famëkeq të organizuar, ata hynë në llogarinë AOL të drejtorit të CIA-s, John Brennan dhe ndanë emailet dhe dosjet me Wikileaks.

Fort Dix ka pasur probleme me telefonat kontrabandë edhe më parë. Në vitin 2018, i burgosuri Omar Adonis Guzman-Martine u dënua me 30 vite burg shtesë për përdorimin e një celulari për të organizuar një sulm ndaj të dashurës së tij dhe për të vrarë të dashurin e saj.

Lexoni: Arrestohet Martin Shkreli, shqiptari i urryer i Amerikës

Gjatë tre muajve të fundit, Forbes ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Liverman, edhe pse në këtë publikim është rënë dakord të mos zbulohen se cilat janë kanalet e komunikimit. Ai thotë se është bërë mik i mirë me Shkrelin.

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0