Edhe pse marrëdhënia mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg dikur ishte aq e tensionuar sa Musk e sfidoi Zuckerberg në një ndeshje “cage fight”, duket se situata kishte filluar të zbutet në fillimet e administratës së dytë të Donald Trump. Kjo del në pah nga disa dokumente gjyqësore të publikuara javën e kaluar.
Sipas raportimit të Engadget, këto mesazhe mes Zuckerberg dhe Musk u bënë publike në kuadër të padisë që Musk ka ngritur kundër OpenAI. Mesazhet janë dërguar më 3 shkurt 2025, në të njëjtën periudhë kur Zuckerberg u shfaq në podcast-in e Joe Rogan, ku kritikoi kulturën e korporatave, duke thënë se ishte bërë “e dobët”.
Lexo edhe: Ligji për ndalimin e të miturve has vështirësi në Australi, miliona llogari ende aktive
Duke iu referuar përpjekjeve agresive të Musk për të reduktuar shpenzimet qeveritare përmes Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE), Zuckerberg i shkroi: “Duket se DOGE po bën progres. I kam vënë ekipet tona në gatishmëri për të hequr çdo përmbajtje që zbulon të dhëna personale apo kërcënon njerëzit e ekipit tuaj. Më thuaj nëse mund të ndihmoj me diçka tjetër.”
Musk reagoi me një emoji zemre dhe më pas e pyeti: “A je i hapur ndaj idesë për të bërë një ofertë për OpenAI bashkë me mua dhe disa të tjerë?”
Në përgjigje, CEO i Meta sugjeroi që kjo çështje të diskutohej në telefon. Megjithatë, sipas dokumenteve të publikuara më herët, Zuckerberg nuk u bashkua përfundimisht në këtë iniciativë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto