Me vendosjen e gurthemelit të fabrikës të “Next E-Go”, Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi i parë në rajon që prodhon vetura elektrike. Investimi kap vlerën 130 milionë euro, ndërsa do të ndërtohet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë.
“Ky investim është i një rëndësie të madhe për shtetin, por edhe për ekonominë lokale dhe zhvillimin e potencialit njerëzor në Tetovë dhe në vend. Me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut edhe një herë konfirmon se është një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me një klimë të qëndrueshme ekonomike dhe politike në të cilën kompanitë ndërkombëtare si “Next e-GO” kanë një partner të besuar”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Investitori Lazim Destani tha se për të, gëzimi më i madh është se po investon ne vendin e tij, që të rinjtë mos të ikin jashtë shtetit.
“Fakti që më gëzon shumë është që në këtë fabrikë do të punësohen shumë të rinj dhe të reja. Ajo që vlen të theksohet është që afaristët nga diaspora janë më se të obliguar që të investojnë në vendin e tyre për të mbajtur rininë në vendin tonë. Sot është një ditë historike për mua sepse në Tetovë po sjellim makinat e së ardhmes dhe këtë ja kam kërkuar gjithmonë bordit të kompanisë, që kompania jonë të mos shohë konkurrencë por të shohim risi drejt së ardhmes le ta shijojmë së bashku futjen e Maqedonisë së Veriut në hartën e vendeve për prodhimin e makinave të avancuara teknologjike elektrike”, pohoi investitori Lazim Destani.
Nga ky investim pritet të krijohen rreth 900 vende të reja pune.
“Në këtë kohë të krizës kur ka shumë skepticizëm ne arrimë të promovojmë një investim të këtillë, kjo është e vogël vetura dhe sot kemi dy vetura të plota dhe pas një viti në gjysmë vjetorin e dytë të vitit 2024 veturat e para do të dalin nga ky vend.”, pohoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
“Sot është një ditë e rëndësishëm për ekonominë e Maqedonisë së Veriut, është një ditë që bën kthesa sa i përket historisë në vend, rajone të tëra shendohen në vende industriale, në vende të zhvilluara industriale.”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesh.
Makinat elektrike “Next E-Go” janë makina e para elektrike që do të prodhon të plota në Maqedoninë e Veriut. Kompania është gjermane. Fabrika ka një kapacitet të prodhojë 30 mijë makina në vit. / TV21
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.