Maqedonia e Veriut hap kufijtë nga 26 qershori

Maqedonia e Veriut hap kufijtë nga 26 qershori

Maqedonia e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë këtë të martë vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare. Në çdo pikë do të rikthehet normaliteti, siç ishte para pandemisë. Për personat që do të hyjnë apo dalin nga vendi, nuk do të kërkohet test për COVID-19.

Vendimi i miratuar sot, do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Nga e premtja bashkë me kufijtë tokësorë do të hapen edhe aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Bashkë me hapjen e kufijve, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hequr dhe kufizimet sa i takon funksionimit të bizneseve, duke lejuar funksionimin e ambienteve të brendshme të restoranteve, palestrave si dhe transportin në grup.

Lexoni: Rihapet transporti publik, maskat të detyrueshme

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Mali i Zi vendosi të mbyllë kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, duke lejuar kalimin e vetëm atyre qytetarëve që paraqesin një analizë të 48 orëve të fundit ndaj virusit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0